Kallëzim në SPAK si gr.strukturuar kriminal’, Aga: Në protestë janë kryer krime kundër njerëzimit
Juristët tanimë janë të bindur se kuptola drejtuese e qeverisë dhe Policia e Shtetit kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, në portestat studentore të mbajtura në dy javët e fundit.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, avokati Erald Aga, i cili ka kallëzuar në SPAK kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, kryepolicin Skënder Hitaj dhe vartësit e tij, tha se efektivët kanë shkelur të gjitha rregullat ligjore për mbarëvjatjen e protestës, madje sipas tij janë kryer krime kundër njerëzimit.
Tezën, avokati Aga e mbështet te hedhja masive e gazit lotsjellës dhe dhunës së ushtruar nga efektivët ndaj protestuesve dhe në momentet e shoqërimit të këtyre të fundit në komisariate dhe vende aspak të përshtatshme për izolimin e tyre.
Sipas avokatit, janë evidentuar dhe administruar 210 video e transmetime live nga televizionet, ndërsa vetë qytetarët kanë identifikuar efektivët me maska, të cilët bënin terron nëpër rrugica e lagje me arrestimet e të rinjve.
Që ditët e para s’po sillej si polici, nisi që me djalin te MAS, bëra kallëzim e parë, çova drejtorin e FNSH, efektivin dhe strukturën e FNSH. Nga ai moment, edhe pse reaguam të gjithë, policia nisi me terror e dhunë më të madhe. Ka vite që s’ka shtet ligjor, kallëzimin e bëra duke qenë se dhuna e terrori po përshkallëzohej. Kam parë me maska duke kapur gjimnazistë e duke i rrahur.
S’kemi më një shtet ligjor, por grup i strukturuar kriminal që po kryen krime kundër njerëzimit. Mjafton të shohësh gazin lotsjellës, veç protestuesve janë edhe rrethinat përreth, kemi maternitetin afër, ka shkuar deri aty. Kemi torturë me pasoja të rënda. Në komisariat kam parë që flinin në dysheme, s’kishin ku kryenin nevoja personale, video që të rinjtë ishin shtrirë barkas, këto janë pjesë e tortures.
Kallezimi si grup i strukturuar kriminal, dikush ka dhënë urdhër që dmd të kenë qenë bashkë për të bërë plan, mjafton edhe aty për aty plani. Pas deklaratës së Ramë, Demo nxiste akoma më shumë efektivët, edhe drejtuesit e policisë i kam kallëzuar.
Janë 210 video e transmetime live. Janë nëpër rrugica, faqe tik tok e instagrami, janë identifikuar edhe kur kanë hequr maskën, qytetarët po identifikojnë policinë me maskë në lagje kur heqin. Do të çojmë edhe plumbat e gomës, bomblat e gazit e do ia çojmë SPAK të gjitha.




