Ujësjellësi i Durrësit ka shpërdoruar fondet publike’, Llangozi: Duhej hetuar, do kemi sërish show

Për avokatin Arben Llangozi, Prokuroria e Durrësit dhe SPAK duhet të kishte nisur hetimet për shpërdorimin e fondeve publike në Ujësllës-Kanalizime Durrës.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Llangozi tha se në këtë ndërmarrje kemi të bëjmë me një kolaps dhe harxhim të fondeve publike, ndaj për këtë arsye duhet të ishste ngritur dhe një grup auditimi nga ana e institucionit të akuzës.

Sipas Llangozit, tashmë është e ditur lufta mes klanit Agasi-Balluku në Durrës, pasi i gjithë pushteti i Ramës përfundon në Durrës te bandat kriminale.

Duhet të niste hetim prokuroria e Durrësit e SPAK, pasi përfitimi dhe pabarzaia e tenderave është kompetencë e SPAK. Kemi një kolaps ne këtë ndërmarrje dhe harxhim te fondeve publike. Meritokracia s’ekziston, në çdo ndërmarrje ne kemi elementë të tillë. Njerëit e duhur s’ekzistojnë. Duhet të jesh servil i pushtet dhe i lidhur me mafien.

Krimi i organizuar ka vendosur drejtorin e SHISH, drejtorin e Policisë së Shtetit. Të gjithë pushtetin e çojnë në Durrës. Kemi konflikt të dy pushtetve Balluku-Agasi. Të gjitha mbledhjet tashmë merren te burgu i Elbasanit.

Dha dorëheqjen drejtori i burgut, sepse komunikonte me Agasin, e shëtiste dhe i fuste mjete të paligjshme për të kryer favore ndja një gruppi të caktuar kriminal. Ne s’po zgjedhim njerëz që do drejtojnë një ndërmarrje, por të kemi njerëz që t’i shërbejë qyettarët. Do kemi sërish të njëtin shoë.

Këtu duhet një auditim dhe kontroll nga prokuroria. Duhet menjëherë një audit, për të parë ku ka dështuar. Nëse kemi shpërdorim të fondeve dhe tjetërsim të fondeve publike, menjehërë duhet të ndiqet penalisht.

Prokuroria duhet të kishte marë masa menjëherë, pasi është në kushtet e flagrancës për çështjen e hidrovorit. Këtu ne kemi vepër penale dhe duhej marrë masa parandaluese. Po vijnë shirat sërish e do shohim spektakël.

Share it :