Dialog me mobilim të ri/ Rama nuk terhiqet
vendosur për të ndryshuar gjithçka veçse qeverisë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët, këtë herë duke modifikuar edhe “skenografinë”. Pas karrigeve të vendosura ditët e mëparshme, të cilat u dogjën nga protestuesit, Rama ka publikuar në Facebook pamjet e një tavoline prej guri.
Karriget nuk janë më, por mesazhi mbetet i njëjtë. Mbi të janë vendosur sërish letrat me ftesën për dialog. Studentët kanë refuzuar deri tani ofertën e kryeministrit për t’u ulur në tryezë, ndërsa gjatë protestave kanë larguar apo djegur edhe elementët simbolikë të vendosur para godinës së qeverisë.




