I vetëm përballet me 7 efektivë, policët masakrojnë të riun në mes të bulevardit

I vetëm përballet me 7 efektivë, policët masakrojnë të riun në mes të bulevardit

Një i ri është përballur i vetëm me një grup prej 7 policësh, të cilët e sulmuan në mënyrë të beftë.

Por ajo që ndodhi, ishte pak për të mos thënë epike

I riu është përleshur me policët që e sulmuan dhe njërit prej tyre i iku edhe kokorja nga koka, për shkak të intensitetit të përleshjes mes të riut dhe policëve.

Është dashur ndërhyrja e të tjerë policëve që të mund të neutralizohej i riu, i cili u masakrua nga ata duke u qëlluar me shkopinj gome dhe mbrojtëset e tyre.

Siç mund të shihet edhe në video. shtatë efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë janë sulur mbi një të ri në mes të bulevardit.

Ai arriti të rezistonte në disa momente edhe pse i vetëm ndaj tyre, teksa njërit prej efektivëve i hodhi skafandrën në tokë dhe mburojën nga gurët.

Megjithatë efektivët arritën ta shoqërojnë të riun edhe pas kundërshtimeve të tij.

 

Share it :