Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e konsideron si “akt kriminal” ndaj një studenti në protestën e sotme.
Sipas Berishës studenti është qëlluar me plumb në sy nga efektivët e policisë.
Përmes një postimi publik, Berisha ka publikuar pamjet e të riut të plagosur, duke e cilësuar ngjarjen si “një krim të rëndë shtetëror” dhe duke ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve.




