Lëndohet Sazan Guri, dyshohet se u qëllua me plumb gome
Ambientalisti Sazan Guri ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Guri shihet i shtrirë në tokë, teksa po merr ndihmën e parë nga të rinjtë.
Paraprakisht dyshohet se ai është goditur me plumb gome gjatë përplasjeve me policinë.
Protestat e sotme me tensione, teksa policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve, pasi ata kanë qëlluar me gurë. Po ashtu, policia ka qëlluar me plumba gome.




