Polcia sulmon me gaz lotsjellës e lëndë plasëse selinë e PD
Selia e PD është kthyer në fushë betejën e radhës nga ana e Policisë, e cila ka sulmuar selinë blu me gaz lotsjellës e lëndë plasëse.
Siç raportohet dhe nga gazetaërt në terren, policia nuk ka kursyer gazin dhe lëndët plasëse në drejtim të godinës së PD, e cila është shënjëstruar nga efektivët e policisë.
Tashmë situata vijon të jetë e tensionuar, me protestuesit që po zhvillojnqë ‘luftën’ me policinë në godinën e Parlamentit, ku nuk kanë munguar as thirrjet për ta djegur atë, pasi shpesh e kanë cilësuar si ‘Parlament i krimit’




