Plumb gome dhe per profesorin e njohur

Plumb gome dhe per profesorin e njohur

Sërish tensione në protestë, teksa zona e ‘Shallvareve’ ëhstë kthyer në një arenë lufte, mes forcave policore dhe protestuesve, të cilët tashmë efektivët kanë mësyrë me bote uji dhe plumba gome.

Për shkak të tensioneve dhe dhunës policore, nuk janë kursyer as ekipet e mediave, të cilët janë goditur nga efektivët.

Për shkak të agravimit, policia ka sulmuar me çfarë të mundë, duke qëlluar herë pas here dhe me plumba gome, ndërsa i dhunuar nga këto të fundit ka mbetur edhe pedagogu Lush Susaj.

Sakaq në terren për shkak të dhunës policore kanë mbërritur edhe ekipet e Kryqit të Kuq, për të asistuar të lënduarit nga dhuna policore.

Më herët në përpjekje për të shpërbërë protestuesit, policia përpos boteve të ujit po përdor ndaj të rinjve edhe gurët që gjendet në bulevard, një veprim aspak professional nga ana e efektivëve dhe e paparashikuar në asnjë ligj e rregullore.

Siç shihet dhe nga pamjet e ofruara nga gazetarët në terren, shihen efektivët e ‘Shqiponjave’ që qëllojnë ndaj protetestuesve, edhe pse këta të fundit duken paqësore dhe që nuk i kanë provokuar punonjësit e policisë.

Share it :