Pamje të rënda/ Dhuna policore kalon çdo limit, qëllon me plumb gome në sy të riun protestues

Pamje të rënda/ Dhuna policore kalon çdo limit, qëllon me plumb gome në sy të riun protestues

Dhuna policore ka qënë brutale dhe aspak proporcionale me protestën e studentëve.

Një protestues është dëmtuar në sy me plumb gome. Pamjet e mbërritura në redaksinë e Syrit janë të rënda. Ata tregojnë momentin kur disa protestues përpiqen t’i vijnë në ndihmë të riut.

Nga syri ai ka gjakderdhje, ndërkohë që bërtet me të madhe nga dhimbja e shkaktuar.
I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekim.

Në pamje shihet gjendja shqetësuese e protestuesit, ndërsa është goditur në sy dhe është mbuluar me gjak.

Në pamje shihen qytetarë të cilët i vijnë me urgjencë në ndihmë.

Redaksia Syri mëson se ai është 28 vjeçari nga Elbasani, Erion Vishkulli, i cili ka studiuar për gazetari.

Share it :