Protestuesi demaskon akuzat e Ramës, publikon dëshminë e penalitetit: Do ngre padi, me ka cënuar imazhin, kam vajzën 13-vjeç.

Vijojnë demaskimet e protestuesve ndaj akuzave dhe linçimit publik që u ka bërë Edi Rama nga zyra e kryeministrisë duke i akuzuar si trafikantë droge apo të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj, ka folur me Lisian Milushi gjatë marshimit të protestuesve drejt Ministrisë së Arsimit.

Lisian Milushi ka publikuar dëshminë e penalitetit të marrë më 23 tetor 2026, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve, ku rezulton i padënuar.
Zoti kryeministër më ka akuzuar për kundërshtim të forcave të rendit, dhe prodhim dhe mbajtje të armëve të ftohta. Gjë që unë ia faktoj shumë mirë sepse kam dëshminë e penalitetit, që dëshmoj se unë nuk kam qenë i dënuar asnjëherë. Nuk kam asnjë vendim të formës së prerë nga asnjë gjykatë. Më ka tronditur jashtëzakonisht shumë akuzat e kryeministrit pasi kjo gjë prek familjen time, bashkëshorten, vajzën time 13-vjeç.”-deklaroi Lisian Milushi.

 

 

pyetur nga gazetari Gjinaj nëse është financuar nga organizatat kriminale, Milushi tha se, “Kjo është e pavërtetë, le ta marrin telefonin tim ta shohin. Unë dal në protestë për të drejtat e mia. Kam një vajzë 13-vjeçare, edhe ajo do jetë studente një ditë. Dhe nuk dua që ajo të ketë një situatë që po kalon Shqipëria. Dhe i kërkoj policisë mos të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve”.

Më tej ai tha se do ta padisë penalisht kryeministrin për akuzat që bëri publikisht.

Image

Share it :