Shtohen tensionet! Protestuesit të irrituar hedhin fishekzjarre pranë selisë së PS-së, policia përdor plumba manovër
Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të selisë të Partisë Socialiste.
Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, por edhe duke përdorur plumba manovër.
Efektivët kanë ndërhyrë me makina, me qëllim shoqërimin e protestuesve. Situata në Sheshin Skënderbej vijon të jetë e tensionuar.




