E rëndë! Edhe një tjetër i ri i goditur me plumb gome, plagoset në syrin e majtë

E rëndë! Edhe një tjetër i ri i goditur me plumb gome, plagoset në syrin e majtë

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar gjatë tensioneve në kryeqytet, ku dhuna dhe përplasjet mes protestuesve e forcave të policisë janë instensifikuar.

Një djalë i ri ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur direkt në syrin e tij të majtë me plumb gome të lëshuar nga forcat e rendit.

Raportohet nga terren se i riu ndodhet në vendngjarje ku po i jepet ndihma e parë mjekësore nga qytetarët e pranishëm dhe studentë të mjekësisë.

Sipas raportimeve të fundit, numri i të lënduarve nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës po rritet nga minuta në minutë.

Share it :