Policia shoqëron me forcë adoleshentët në Vlorë, mes tyre edhe 15 dhe 16-vjeçarë
Policia ka shoqëruar me forcë disa adoleshentë gjatë protestës në Vlorë kundër projektit të Bashkisë për ndërtimin e muzeut hebraik.
Sipas raportimeve, mes të shoqëruarve ka edhe të mitur, 15 dhe 16 vjeç.
Pamjet nga protesta tregojnë momentet kur efektivët i marrin të rinjtë me forcë dhe i fusin në automjetet e policisë.
Shoqërimet kanë ndodhur gjatë protestës së qytetarëve kundër projektit të planifikuar nga Bashkia e Vlorës.




