Boçi: Reforma territoriale e PS përsërit modelin e 2014-ës, do të vijojë shpopullimi
Deputeti i PD, Luçiano Boçi foli sot në News24 për projekt ligjin e PS për reformën territoriale që pritet të miratohet të enjten në Kuvend.
Boçi njëherësh edhe bashkëkryetari i Komisionit bipartizan që u ngrit për reformën u shpreh se PS do miratojë një reformë që do thellojë shpopullimin e vendit.
Luçiano Boçi: Kjo tregon se është një vendim politik që ishte i dukshëm kur u ngrit komisioni i reformës dhe u përvijuar nga mënyra e sjelljes së mazhorancë dhe pr.ligji që sollën një grup deputetes që bën ndarje të hartës dhe jo reformë.
Reforma nën kupton rregullimin e pushtetit vendor. Një lloj përsëritje e reformës ë2014, vetë Rama e ka pohuar.
Rama që në 2014 donte të kishte 46 47 bashki. Ishte një ndërhyrje e partisë aleate që shtoi 15 bashki të tjera. Nuk ka reflektim, por pasoja që ka sjellë reforma e 2014 është shpopullimi. Krahas mungesës së shërbimeve dhe distancës që ka qytetari me shërbimin që është bashkia.
Lëvizja e brendshme e popullsisë është në nivele të vogla lëvizja jashtë është në nivele 80 90%. Vetëm Tirana rezulton me ngritje popullsie 15 mijë banorë. Qarqet e tjera kanë humbur shumë banorë. Shqiptarët janë larguar përtej kufijve se nuk ka shërbim.
Shpopullimi ka prekur jo vetëm zonat rurale por edhe zonat urbane. Pakënaqësia është tek mungesa e shërbimeve distanca e madhe dhe ato shërbime që janë kanë mungesë shumë të ulët. Nëse këto shohin ëndrra me Zvicër me banorë që migrojnë brenda vendit, ose kemi një kënaqësi idiote ose mashtrim publik. Kjo është mënyra si justifikohet Rama.
PD patjetër do kishte shumë dëshirë që të merrte një iniciativë të tillë si në protestat antiqeveritare, ndërsa në rastin e këtyre protestave janë me iniciativë totale qytetaret. PD ka rritur fushën e komunikimit. Ka marrë iniciativën së bashku me këshillat bashkiakë peticionet përkatëse.




