Ron Yeffet, i implikuar në afera korruptive”/ Berisha: Gjatë kontrolleve nga SPAK, telefonoi 4 herë Ramën!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas kontrabandës së armëve.
Në një konferencë për mediat, ai theksoi se Ron Yeffet telefonoi disa herë kryeministrin Edi Rama gjatë kohës që SPAK ushtroi kontrolle në banesën dhe zyrat e tij.
Sipas kreut të PD-së, kompania e biznesmenit izraelit ka marrë gjer më sot 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe dhjetëra miliona euro pronë shtetërore.
Berisha: “Armë dhe drogë, janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. Të dhëna të pa kundërshtueshme faktojnë se padrinoja apo kreu i narkoshtetit Edi Rama është kujdeur në maksimum që fitimet e tij të kenë sigurinë tregtinë e armëve dhe kontrabandën e tyre.
Historia e të famshmit Ron Yeffet, është histori personale e Edi Ramës. Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive, si përfaqësues Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese.
Qytetari digjital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fantaksur sepse nuk e besonte kurrë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Ramën dhe 3 herë Linda Ramën, por nuk iu përgjigj njeri. Këto janë çështje të drejtësisë e do t’i verifikojë ajo”, – tha ai




