Në hyrje të GJKKO-së, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi publikisht në mënyrë të paprecedentë gazetarët.
Sapo gazetarja Klodiana Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi lidhjet e saj me Ergys Agasin, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje.
“Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në një shantazh të hapur ndaj gazetares Lala.
Gazetarja Lala ndërkohë u shpreh për mediat: “Se cilave takime i referohet do duhet ti sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”.




