Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete?
Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua ministres Ismaili se ju keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete?
Berisha tha se, ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të Padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narkoshteti.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot në ditën kur siguria kombëtare është shembur në mënyrë totale, kur të dhënat sensitive sekrete që NATO i besonte vendit anëtar, Shqipëri, kanë kaluar në mënyrë të vazhdueshme në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s, përfaqësuesit e qeverisë ngrihen këtu dhe recitojnë në papërgjegjshmëri të plotë.
Ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të Padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narkoshteti.
Po si mundet ju të qëndroni indiferentë apo të recitoni si parafolësja në aktin më skandaloz në historinë e NATO-s, në aktin më skandaloz në historinë e një shteti të Evropës?
Dhe ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë në papërgjegjshmëri të plotë.
Për ju kam vetëm një pyetje: Keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete në parlament apo jo?
Sepse këtu deputetët e Kodrës së Kuajve janë këtu në parlament.
Por kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo?
Për këtë përgjigju këtu!
Pra, kjo është një ditë turpi mo?
Po si ka mundësi?
Po ju e dini të gjithë.
Ndaj dhe është jetike të bëhet transparenca e plotë para qytetarëve shqiptare e këtij skandali botëror.
A e dini ju ç’do të thotë kjo për Shqipërinë?
Është goditja më fatale për reputacionin e saj.
A e dini ç’do të thotë për një vend anëtar të NATO-s.
Sigurisht, deputetët e Kodrës së Kuajve protestojnë.
Jo, i shoh unë.




