Berisha: Nuk do e ngrejë Amerika zgupthi Ramën, do e ngremë ne Maduron e Shqipërisë
Endri Maho: O Doktor, që t’i biem kështu drejtpërdrejt, çfarë tha ai Prokurori i Përgjithshëm, do ta ngrejë zgupthi dhe këtë tonin si Maduron e Venezuelës?
Sali Berisha: Tani, ajo nuk do ndodhë. Do ta ngremë ne Maduron e Shqipërisë, se atë nuk mund ta them, por ne paraqitëm rastin, dhe faktet, argumentet për narkoshtetin e para dhe të vetëm në Europë dhe problemet që ekzistojnë, mungesën e shtetit ligjor në Shqipëri.




