Grizzly fundos Raiffeisenin, aksionet e bankës ranë me 9 për qind brenda ditës

Grizzly fundos Raiffeisenin, aksionet e bankës ranë me 9 për qind brenda ditës

Një hetim i Grizzly Reasearch që gjeti se Raiffeisen Bank ka ndihmuar Rusinë në shmangien e saksioneve, tronditi aksionet e huadhënësit në bursë. Ndonëse Raiffeisen i mohoi kategorigisht akuzat e raportit të Grizzlyt, kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar tregjet.

Aksionet e bankës austriake ranë me 9 për qind të enjten, menjëherë pas publikimit të raportit, duke u tregtuar me 60.95 euro, nga 64.85 euro që kuotoheshin një ditë më parë. Te premten aksionet e Raiffeisen Bank rekuperuan lehtësisht duke u shitur me 61.55 euro për aksion.

Grizzly fundos Raiffeisenin, aksionet e bankës ranë me 9 për qind

Një hetim nga Grizzly Research zbuloi se Raiffeisen shërbeu si kanal kyç për anashkalimin e sanksioneve në tregtinë ruse me vlerë mbi 1 miliard dollarë, që përfshinte mallra të mbuluara nga kufizimet e importit dhe eksportit të BE-së, SHBA-së, MB-së ose Zvicrës, të cilat ishin në fuqi në atë kohë.

“Regjistrimet doganore mbajnë kodin e regjistrimit të kontratës /3292/ të AO Raiffeisenbank, duke i lidhur kontratat e tregtisë së regjistruar me bankën. Kjo përfshin 106.75 milionë dollarë mallra të llojeve që përdoren në armatimet më të fuqishme të Rusisë,” theksoi raporti hetimor.

Ngarkesat përfshijnë dylbi pushkësh, komponentë të përdorur në tanket luftarake ruse dhe makineri-vegla të llojit që përdoret për ndërtimin e kokave bërthamore dhe raketave balistike.

“Hetimi ynë i fshehtë testoi përgjigjen e Raiffeisenbank ndaj referencave të qarta për klientët ushtarakë rusë, mbledhjen e fondeve për dronë dhe Iranin. Një menaxher ra dakord me marrëveshjen e propozuar të tregtisë me Iranin, duke anashkaluar kontrollet e eksportit të SHBA-së. Disa të tjerë thanë se një fond që blinte dronë për luftën mund të hapte një llogari,” tha Grizzly
Kapitali

Share it :