5 orë në SPAK/ Del nga Prokuroria e Posaçme arkitekti i vilës së Ballukut Alban Eftimi

5 orë në SPAK/ Del nga Prokuroria e Posaçme arkitekti i vilës së Ballukut Alban Eftimi

Arkitekti Alban Eftimi ka dalë pas rreth pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u pyet në lidhje me vilën luksoze të ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Palasë, që iu sekuestrua pak ditë më parë.

Më herët, nga Prokuroria e Posaçme doli edhe vëllai i tij, Olsi Eftimi, i cili ishte paraqitur për tu marrë në pyetje.

Emri i studios së tyre “Atelier 4” doli në dosjen e Belinda Ballukut, pasi SPAK i sekuestroi vilën tjetër luksoze në jug të vendit.

Bëhet fjalë për disa komunikime përmes email-it, ku flitej për arredimin e vilës në fjalë. Në një e-mail të datës 14 shtator 2020, Alban Eftimi i përcjell Ballukut ndërhyrjet që po bënin në vilë. Ai përmendte pishinën “infinity”, vaskat hidromasazhuese, suitat dhe përdorimin e drurit “teak” në ambientet përreth pishinës.

Kujtojmë që Belinda Balluku është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për 8 procdura tenderuese, dhe nën hetim për korrupsion, pastrim parash, dhe së fundmi, pas rastit të vilës në Palasë, edhe për mosdeklarim apo fshehje të pasurisë.

Share it :