Ahmetaj: Pse SPAK nuk bllokon Marinën e Durrësit e nuk arrestojnë ish drejtoreshën e Kadastrës! Dumani e Kraja i grisën urdhërarrestin Benet Becit

Ahmetaj: Pse SPAK nuk bllokon Marinën e Durrësit e nuk arrestojnë ish drejtoreshën e Kadastrës! Dumani e Kraja i grisën urdhërarrestin Benet Becit

Në intervistën për ‘Çim Peka Live’ ish zv/kryeministri hedh akuza të forta ndaj Altin Dumanit dhe Arben Krajës se i ka grisur urdhërarrestin Benet Becit. Ndërsa ngre disa pyetje: Pse s’e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës?

Pjese nga intervista

Arben Ahmetaj: Këta janë, kush punon te porti i Durrësit, pse nuk ndërhyn SPAK-u atje, pse nuk e bllokon ky? Marinën e Durrësit? Apo shkon, pse merret me portin e Vlorës ti, do ta grabisë? E di dhe ku, ka pasë tendencë për t’ia dhënë.

E tani vjen vërdallë se i ngelet në dorë, se Behgjet Pacollin apo kushdo që të jetë, ka për të shkuar në arbitrazh.

Dhe ky s’është përgjigjur për Becchetin. Edhe vazhdojnë këta të gju-butët. Ore, ke dëmtuar buxhetin e shtetit 132 milionë euro, ti, me SMS-të e tua. Përgjigju.

Edhe këta të segmentit të SPAK-ut të thonë dëmin që i kanë bërë unë buxhetit të shtetit. T’i thonë shqiptarëve çfarë dëmi kam bërë unë, një firmë ime. Le t’i tregojnë shqiptarëve, shiko një çik, një nga një, apo do fërkohet ky në pallatin e Dimiranos me 10.000 euro personi? Edhe do merret me mua ky, se ku kam udhëtuar unë me gruan time?

Kjo është? Domethënë, kjo është drejtësia? Kjo është drejtësia? Pse s’e marrin këtë? T’i thonë, hajde çik këtu ti.

A, po thonë aty brenda… këta thonë brenda që ky është jashtë sferës, 12 fluturime me charter e ka ky burri, vetëm nga një celular. Po nuk merren me këtë, po ti s’merresh me këtë, po ti vete çfarë bën ti si drejtësi?

Ti shkon edhe kërkon për plaçkitësen që ka bërë, është kalibër spektakolar në raport me vjedhjen, ti kërkon pezullim. Ore, çfarë e ke këtë pezullim? Unë e thashë, pezullimi nuk është autoriteti yt, pavarësisht se ligji dhe reforma e drejtësisë është konfuzuar, siç është konfuzuar gjithë pseudo-reforma.

Ç’punë ke ti? Ajo është tagër e kreut të organizatës, që shkon te Bajrami dhe pastaj shkon në parlament. Shko kërko imunitetin. E kërkon imunitetin me akuzat e buta dhe pastaj ky që është prokurori dhe gjyqtari del atje e thotë: “Po të isha unë prokuror dhe gjyqtar, thotë, shiko se kjo s’ka bërë asgjë, kjo s’ka as shpi, ky s’ka as shpi, ky merr përsipër ky.”

Ky me autoritetin e Perëndisë. Ky është ringjallja e Oktavian Augustit, ky. E kupton?

Dhe, çfarë bën drejtësia? Pse s’e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E dini ti që janë të deformuar, prona, janë grabitur prona. Pse s’e marrin?

E pse Benet Becin, e që është një detyrë, duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit? Pse normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri? Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliajn e morën zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë?

Vazhdon gjakderdhja financiare, dhe ti s’i prek. Kujt ia tregon ti mo? Ore, shqiptarët s’janë naivë.

Share it :