Petrit Vasili: Alabar e pranon, por SPAK mbron ne menyre kriminale Ramen per aferen e tmerrshme te Portit te Durresit!
Nga Petrit Vasili
SPAK eshte sot ne pozicionin e tij me te keq dhe me te inkriminuar duke mosvepruar dhe mbrojtur korrupsionin monstruoz te Rames.
Alabar pranon vete deshtimin,nje deshtim i paralajmeruar shume qarte dhe me fakte nga opozita.
Kullat po zhyten ne Durres dhe kjo eshte provuar dhe bashke me to po zhytet edhe kjo afere tronditese.
Sot s’ka me asnje rrugedalje per SPAK ose do hetoje ose ndryshe ai vetshpallet armik i ligjit dhe i interesit me te larte publik.
Ja Dosja qe po i bejme gati SPAK per hetimin e Rames per Portin e Durresit.
KAPITULLI I PARE:
____________________
Edi Rama kishte deklaruar publikisht ne 12 dhjetor 2022 se per ndertimin e portit te Durresit do te shpenzohen 390 mil euro dhe qeveria do te paguante vetem 46% pra rreth 170 milion euro qe edhe keto do ti perballonte Autoriteti Portual i Durresit pa asnje ngarkese per Buxhetin e Shtetit.
🔷️Ja çfarë thoshte Rama ne 12 dhjetor 2022:
“zëvendësimi i portit është 390 mln euro, ku 46% e vlerës së investimit do ta kontribuojë qeveria e Shqipërisë dhe 54% presim të jetë kontribut i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare”.
Ndersa sot qeveria ka planifikuar 430 milion euro nga buxheti i gjithi financim i shtetit.
🔷️Ja çfarë tha ne 2024 Rama:
“Kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për Porto Romano, për të cilin do të bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit pasi ka urgjencë strategjike duke qenë se kemi përfshirë edhe NATO-në këtë proces”.
“Do të kalojmë me financim të brendshëm, që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura që burojmë nga financimi i huaj”
🔸️Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel tregon ftohte e qarte se s’ka asnje financim
“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”.
🔷️Ndërsa ministrja Balluku kishte deklaruar ne 12 dhjetor 2022:
“Sa i përket financimit të këtij projekti, 46 për qind do ta marrë përsipër qeveria, ndërsa 54 përqindëshi tjetër do të jetë financim nga kompania ndërtuese.
Kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti portual i Durrës, pa cenuar buxhetin e shtetit.”
Kjo ishte thjesht nje gënjeshtër mafioze gjigande!
🔴Nga zero lek nga financim nga buxheti, mashtruesi Rama kaloi ne plot 430 milion euro financim.
🔴Nga financim nga Autoriteti Portual i Durrësit ne 430 milion euro totalisht nga buxheti.
🔴Nga kryerja me 46% PPP mashtruesi Rama kaloi ne financim direkt total nga buxheti.
🔴Nga parashikimi i një kontributi financiar 170 milion euro edhe ky nga Autoriteti Portual, kaloi ne 430 milion euro nga buxheti i qytetareve.
🔴Nga 390 milion euro mashtruesi Rama e rriti ne 430 milion euro financimin.
KAPITULLI I DYTE:
_______________________
Porti i Durresit dhe afera prej 2 miliard euro eshte ne duar te Kompanive guacke te regjistruara ne Parajsa Fiskale duke konfirmuar gjithshka qe u dyshua qe ne fillim te saj. Nje investim prej 2 miliard euro shume i erret dhe i kompromentuar rende ne çdo pikpamje.
Nje investim strategjik i nje rendesie te jashtezakonshme ne duart me te keqia te mundshme, qe krijojne hapesira pa fund pastrimi parash nga qeveria dhe nje korrupsioni gjigand e te pakontrolluar ne favor te saj.
🚩Sipas dokumentacionit që shoqëroi kontratën që kaloi në Parlament, rezulton se pronarë të kompanisë që do të marrë pronën publike, portin kryesor të vendit, “Eagle Real Estate Development” sh.p.k.. në 60% është një rrjet prej 5 kompanish, të cilat nëse shohim të dhënat e depozituara në QKB figurojnë të regjistruara në: 190, Elgin Avenue, Goerge Toën, Grand Cayman KY 1-9001, Cayman Islands. (shih ekstraktin e dates 18.5.2021të Noterit Publik (P.L) në Cayman Island perkthyer në 25.5.2021)
🚩️Bashkimi Europian e ka klasifikuar Ishujt Cayman si “Parajsa Fiskale” duke e vendosur në listën gri
🔹️Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen deklaronte me pare se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike”.
🔹️Marreveshja per Portin e Durresit shkel hapur Marreveshjen e Stabilizim Asocimit dhe saktesisht Nenin 71 pikat 1.2.3 si dhe nenin 74.
🔹️Prandaj BE deklaroi pak muaj me pare: “BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”
KAPITULLI I TRETË:
______________________
Mashtruesi Edi Rama thote me zë dhe figurë se:
“Nuk do te nxjerre asnje kokerr leku nga buxheti i shtetit zero”, per Portin e Durresit.
🟥Po 220 milion euro taksa te falura nuk jane pjese e buxhetit te shtetit
🟥Po 820 mije metra katror qe kushtojne qindra milion euro a nuk jane pjese e buxhetit te shtetit
🟥Po fondi per shpronesimet a nuk do merret nga buxheti i shtetit
🟥Po 1 miliard e kusur euro per te ndertuar portin e ri te mallrave nuk do merren nga buxheti i shtetit
Ketyre mashtrimeve u shtohen edhe 12 mije vendet e punes ne Portin e Durresit, po aq sa genjente dikur per Aeroportin e Kukesit.Se ky genjen njelloj paturpesisht vetem 12 mije vende pune thote gjithmone.
🟥Kurse 2 miliard euro qe do vinin menjehere ky ishte mashtrim edhe më ordiner.
🟥Vetem 3.4% do japin keta gjoja investitoret miliarderë, thene me thjesht pra vetem 65 milion euro, aq para’ sa i disponojne me dhjetra biznesmene te zakonshem ne Shqiperi.
Ndersa eurot e tjerat jane rrumpallhone, shit apartamente e ver nje radhe tulla, njelloj si ne fillimet e pluralizmit, qe kush kapte ndonje terren i shiste apartamentet qe ne grope dhe pastaj avash avash merr leke e ngri ndonje kat.
KAPITULLI I KATERT:
_______________________
Ja pyetjet qe i kam drejtuar ne ate kohe Qeverise si deputet ne kerkesen time zyrtare:
🟥A është dhënë statusi i investitorit strategjik?
🟥Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?
🟥Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?
🟥Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?
🟥A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?
🟥Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?
🟥Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?
🟥Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?
🟥Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?
🟥Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?
🟥Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt?
🟥Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.
PERFUNDIM:
⬛️ Ne Dosjen qe ja kemi bere gati SPAK- ut, te gjitha gjitha keto grupçeshtje me fakte te tmerrshme tregojne qarte strukturen e hetimit te Aferes se frikshme te Portit te Durresit.
⬛️ Roli i Edi Rames eshte vendimtar ne kete afere dhe hetimi e ndalimi i tij ka te beje interesin kombetar dhe ndaljen e kesaj afere shkaterrimtare per vendin.
⬛️ SPAK nuk mund te vonoje me asnje sekonde aq me shume qe afera u pranua vete publikisht nga Alabar.




