Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes
Një nga simbolet më emblematike për të kuptuar hipokrizinë e aparatit propogandistik rilindas, është ish Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Ajo është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës. Veliaj ka hapur një proces artificial për të shpëtuar lëkurën e tij duke dashur të delegjitimojë prokurorin Ols Dado, duke pretenduar se ai është futur në mënyrë të paligjshme në sistem.
Në vitin 2009 ish Prokurorja e Përgjithshme akuzohet se e ka futur në sistem Ols Dadon duke favorizuar atë për shkak të marëdhënis ekstra profesionale që kishin sëbashku. Por jo vetëm kaq. Ajo përgojohet se për të arritur këtë qëllim i është dashur të shkarkonjë një prokuror kariere, Tom Dedën.
Me qëllim që të godasë Dadon mbrojtja e Veliajt e kishte peshkuar këtë ish prokuror dhe e ka thirrur në sallën e gjyqin në Gjykatën administrative për të dëshmuar. Dhe meqë Veliajt i interesonte delegjitimimi i Dados, për këtë qëllim nuk është kursyer as Ina Rama. “Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funksionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm”, ka pohuar Deda, duke mos kursyer ish prokuroren e përgjithshme.
Deri këtu gjithcka mund të duket normale. Në fund të fundit, Deda është një i shkakrkuar, – me apo pa të drejtë kjo zgjidhet në mënyrë ligjore -, i cili do të hakmerret ndaj eprores që e la pa punë. Por e habitshme është se si të gjitha mediat pro Veliaj, i raportuan me tituj të mëdha këto fjalë, jo vetëm duke njollosur prokurorin e SPAK, por pa pikë gajle edhe për Ina Ramën. Dhe po të hapësh arkivat e të njëjtave media, Ina Rama shfaqet si heroinë. Ajo vizatohet si gruaja e fortë që me gjithë shantazhet si “lavire bulevardi” i qëndroi përballë Berishës. Ajo u mundua ta hetojë masakrën e 21 janarit, nxori urdhër arreste për zinxhirin komandues të gardës dhe për këtë u fut në grupin halucinant të pucistave.
Në atë kohë, për të gjitha mediat anti-berishë Ina Rama ishte simboli i një prokuroreje me integritet që nuk e shet profesionin para fuqisë së pushtetit.
Në fakt ajo nuk bëro ndonjë gjë të madhe. As guxoi ta thërrasë qoftë për ta marrë në pyetje ish kryeministrin, madje as nuk e bëri dot këtë për familjarët e tij të përfolur si të lidhur me Gërdecin.
Ajo nuk tregoi trimëri, thjeshtë nuk u përkul, gjë që në fund të fundit nuk ishte pak.
Por, ngaqë në atë kohë ajo i duhej politikës si heroinë ajo u bë simboli i mediave që mbronin kauzat e Ramës dhe Veliajt. Madje me këtë staturë ajo u mbrojt edhe kur kritikët analizuan disa vendime të diskutueshme të saj në krye të komisionit të vettingutt.
Por sot, kur prioritet është shpëtimi i lëkurës së Veliajt, kur duhet delegjitimuar me cdo mjet Ols Dado, askujt nuk i intereson më klisheja e Ina heroinës. Ajo vizatohet në mediat e rilindjes si një kryeprokurore që ka bërë emërime të jashtë ligjshme për njerëzit e saj, madje se edhe kur s’ka pasur lidhje miqësore, ka përdorur kanalin e emërtimeve me para. Prandaj ajo krejt pa faj, është kthyer në një pasqyrë ku mund të dallosh dyfytyrësinë e neveritshme të mediave të rilindjes. /Lapsi.al




