Qeveria do të rikthejë në shtet shërbimin e kontrollit bazë të popullsisë dhe atë të ofrimit të dializës duke iu dhënë fund kështu edhe dy konçesioneve të tjera në sektorin e shëndetësisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se kontratat e dy koncesioneve përfundojnë respektivisht në shtator dhe nëntor të këtij viti dhe nuk do të rinovohen më.
“Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” tha ministrja.
Dy kontratat koncesionare patën një faturë totale prej rreth 17.2 miliardë lekësh ose 182 milionë euro me kursin aktual, për periudhën 10 vjeçare të jetëgjatësisë së tyre. Përkatësisht kompania e koncesionit të Check Up u pagua 8.76 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ndërsa ajo e dializës rreth 8.5 miliardë lekë për dhjetë vitet e kohëzgjatjes së tyre.
Më parë qeveria vendosi të rikthejë në shtet edhe një tjetër shërbim të konçesionuar në sistemin shëndetësor, atë të sterilizimit. Ky koncesion u kushtoi shqiptarëve mbi 150 milionë euro i vetëm dhe sipas hetimeve të SPAK ka qenë një proçedurë korruptive.




