Lordi Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka reaguar për herë të dytë duke shprehur mospajtimin e tij me mënyrën se si qeveria shqiptare ka vepruar ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit dhe zonave të mbrojtura.
Duke komentuar në profilin e gazetares Lindsey Hilsum, për dokumentarin mbi planet e Kushner në Shqipëri dhe revolucionin e Flamingove, Nat Rothschild shkruan se heqja e rreth 800 hektarëve nga territori i parkut të Butrintit, së bashku me ndryshimet në legjislacionin për zonat e mbrojtura, përbëjnë një dëmtim të rëndë të këtij parku me vlera të jashtëzakonshme.

Ai argumenton se këto veprime bien ndesh me detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të Konventës së UNESCO-s dhe janë të papajtueshme me aspiratat e vendit për anëtarësim në familjen evropiane.




