‘Nga Petrit Vasili: Armiku i jashtem dhe i brendshem” dhe Rama si fosil i ri i komunizmit te vjeter!
Nga Petrit Vasili
Histeria e kerkimit te armiqve nga Rama dhe tufa qe e rrethon eshte sa tragjike aq edhe komike.
Si njerez te rendomte, te arsimuar pak dhe keq me te vetmen dhunti te spikatur hajdutllekun Rama & co jane sot perballe nje situate, qe kerkon mendim dhe reflektim te thelle politik cilesi, te cilat ata nuk i kane pasur kurre.
Pragmatike dhe ithtare te idese se po te kesh para’ mban pushtetin dhe blen te tashmen dhe te ardhmen si dhe blen edhe drejtesine kur te duhet te perballesh me te keta shperdorues te pacipe pushteti ndodhen perballe nje situate qe nuk e imagjinonin kurre.
Sot Rama&co jane nje kopje shume e shemtuar dhe dhimbshem qesharake e partise se punes ne fund te viteve 90′ kur Byroja Politike dhe Ramiz Alia ne ate kohe u perballen me shkermoqjen e pushtetit te tyre pa asnje mundesi shpetimi.
Shkurt e thjesht Rama eshte shembelltyra e e fosilit te ri te komunizmit te vjeter.
Por ndersa Ramiz Alia atehere u perpoq dhe ja arriti te zbuste traumen politiko shoqerore duke evituar gjakderdhjen si dhe pergaditi largimin e tij gradual, ndryshe nga ai Rama dhe te gjithe hajvanet perreth tij po sillen si sharlatane te vertete politike.
Rama & co bene te vetën idene bolshevike se pushtetin qe kemi rrembyer nuk e leshojme kurre pervecse me gjak duke u treguar nje dishepull komunist i Enver Hoxhes,por sigurisht shume larg atij persa i takon sensit politik dhe praktikisht nje kopje mizerabel e tij.
E gjithe sjellja e Rames& co eshte kaq primitive dhe kaq shume idiote saqe edhe komunistet e fundit ne pushtet ne fundvitet 90′ duken lule perpara ketyre.
Te gatshem te nxjerrin cdo lloj hajvanlleku nga goja keta perdite koleksionojne agjentura imagjinare sa qe radha mesa duket do tju vije edhe atyre afrikane vetem e vetem qe te justifikojne qendrimin e tyre ne karriget e pushtetit, qe qelben ere.
Keta njerez te trashe refuzojne te pranojne dialektiken e ndryshimit dhe te zevendesimit dhe kane mbetur peng i obsesionit psikopatesk te moslargimit nga pushteti.
Eshte tashme kaq i qarte mesazhi qe vjen nga protesta se ndryshimi eshte i pashmangshem dhe se pushtetit injorant e te korruptuar gjer ne palce rilindas i ka ardhur fundi.
Shpikja e armiqve te brendshem e te jashtem si gjetja me idiote e Rames, qe ishte qesharake edhe ne fundvitet 90,’ mendoni se sa qesharake duket sot.
Armiqte e vetem jane fosilet e mosndryshimit si Rama & co, te cilet vetem po poshterohen perdite ne syte e njerezve dhe ku mbrojtja qe i bejne karrigeve te tyre eshte kaq bajate sa qe po i ben gjithnje e me te peshtire ne syte e shqiptareve
Ikni mor fatkeqesia me e madhe e vendit, e shtetit dhe e moralit, ikni se edhe fare pak kohe keni per te shpetuar ç’mund te shpetoni.
As ju dhe askush nuk kthen dot mbrapsht rroten e historise, e cila ju ka nxjerre jashte si jashtqitje politike e pariciklueshme.




