Aruba Files, krim shtetëror
Nga Basir Collaku
Aruba Samit dhe Albanian Files ose Aruba Files është.thjesht Krim Shtetëror.
Nuk është një takim, nuk është një samit, nuk është një njeri, nuk është një shtet, nuk është vetëm një kartel. Janë disa takime, janë disa individë me peshë në botën e trafikut të kokainës, janë disa kartele, janë disa zyrtarë të lartë e parlamentarë e qeveritarë, janw disa diplomatw. Janë disa biznesmenë të thënë e të pathënë. Janw medie. Janë njw zot e di sa shumw. Tepwr shumë. Janë mw plot se sa ne mendojmë në këtë plan mafioz, ku Shqipëria u përdor si e hartë e zhgarravitur nga lakmia dhe babëzia e njerëzve të zinj të botës së krim-pushtetit. Hetimi i trafikut ndërkombëtar të drogës, nga Amerika Latine drejt Evropës, nxori dosjen “Zvërneci”, nxori Albania files. Të dyja nga një bord.
Ka qenë agjendë e ngarkuar dhe nuk mbylleshin hesapet vetëm ne një takim. Aruba ka qenë samit përmbyllës Grupi ka zhvilluar së paku edhe tre samite të tjera të dokumentuara këto nga policitë e vendeve përkatëse.
Antverp Belgjikë
Montekarlo, Monako,
Majorka Spanjë,
Aruba antilet e Holandws
Letërporositë e dërguara vendeve bashkëhetuese kanë sjellë të dhëna të shumta për personat në takime dhe vendimmarjret në tryezat e samiteve. Përfaqësuesit Mafia-funskionarë shtetërorë- autoritete politike, kanë ndarë pasuritë, investimet, pastrimet, aksionet e gjithsecilit. Pa harruar garantuesin, firmëtarin, ekzekutuesin qeveritar për të shkuar në përfitimet fundore.
Kjo histori ka nisur të gatuhet në vitin 2019. Përgjimet, filmimet, dokumentimet, nga Belgjika, Spanja, Franca, Gjermnaia, Italia, USA, kanë provuar shumëçka. Partnerët me dhjetëa mijëra faqe e prova të tjera të dorëzuara në SPAK, prej 5 vitesh kanë njohur prokurorinë me skemën e madhe kriminale, duke lënë pas Palermo 1970. Fraksionet e rezervuara të dosjes 278, nga SPAK, shembin më shumë se një qeveri, sikur të mos kishin bërë asgjë të paligjshme para shpërthimit të saj.
Në listën e zezë rajonale të USA gjendej edhe familja Hysa, cilësuar organizatë kriminale, lidhur me kartelin Sinaloa. Kanë përdorur investime në biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
Albania files 523 projekte
Miliona metër katror projekte.
Çmimet e tregut tregojnë batërdinë. Arkitektët e huaj sigurisht kanë edhe ndonjë emër procedurial shqiptar. Nis nga 40-80 e më tepër euro për metër katror. Nga 10 deri në 30 e më shumë milionë euro një projekt.Afro 5 miliard euro qarkullim të porositur me emra. Kush fiton?! Klientët e samitit dhe të Arubas janë një dosje e madhe. Është krim shtetëror i organizuar.
Rama i anullon dot?! Ka të bëjë me Mafian!
Fushe i thoshtë motrës së Napoleonit dikur:
Madhëri, për ta shpëtuar Perandorin, duhet ta vrasim.
Ndërsa duket se oër ta shpëtuar Ramën së pari nga Mafia e kokainës duhe ta burgosim…




