Babloku përgatit alibinë për Albanian Files

Babloku përgatit alibinë për Albanian Files

Nga Basir Collaku

Dukshëm i kthjelluar që Albanian Files mund të shndërrohet në SPAK File(në njëjës), babloku u nxitua që në sabah të distancohet nga libri, si autorësi dhe përmbajtje.
Duke e paraqitur si koleksion të lirë arkitektësh. “Kam shkruar vetëm parathënien”…
Alibi e dobët bablok!
Së pari
kush i ftoi dhe i solli arkitektët e huaj?
Së dyti
kush au ngarkoi projektet konkrete.
Së treti
kush i shpall fitues për projektet?
Së katërti
kush i lidh arkitektët me investuesit/zhvilluesit/ndërtuesit?
Madje kush ua imponon filan arkitekt apo studio këtyre të fundit?
Së pesti
kush i ka firmosur dhe firmos lejet e ndërtimit dhe të zbatimit të këtyre projekteve?
Së gjashti
pse 59% e projekteve të librit kanë identitetin e investuesit, ndërsa 41 % e tyre investuesve u është ruajtur anonimati në mënyrë fanatike?
Albanian Files është një provë materiale par exellence e një planifikimi paraprak, me dashje, planifikim integral dhe i integruar, i hollësishëm, në dhunim të realitetit juridik dhe pronësor të territoreve ku do të zbatohen projektet dhe të mungesës totale të origjinës së fondeve për financimin e tyre.
Ky libër është ndër rastet e rralla në historinë proceduriale, proceduese e penale, edhe botërore, ku i dyshuari vetëdenoncohet me gërma dhe me skica.
Ka gjasa që Albanian Files të shndërrohet pa shumë mundim të madh në SPAK File.
Gjurmët e faktit penal janë të përjetësuara pothuaj në çdo faqe…

Share it :