Sinaloa Rama F..ck you SPAK?!
Nga Basir Collaku
Kur e pyetën mushkën se kë ke baba, hezitoi të përgjigjej dhe i rrëshkiti atësisë së magjarit, duke thënë kam daj kalin. Politikisht këtu ka mbërritur Rama në zdërhalljet e tij.
Kokëministri i qeverisë lakuriq brenda e jashtë, ka një lajthitje të rënduar. Me një hartim të gjatë rrekej të shitej si mirëkuptues me protestuesit dhe shpëtimtar i dheut. Në medien britanike Financial Times çmenduria kapërceu çdo skedinë
Ai nuk na qenkej “kumbari” i mafias siç shqiptarët ia thonë
Madje dritëfikuri u thoshte atyre Fuck You. Ata paskan barrën e provës për të bërë të vërtetë këtë
Duke shpresuar se e lexon ndonjë pjesë stafi, apo familjarë të Presidentit amerikan baltosi po aty se kjo na qenka urrejtje kundër Trump. Po sillet si një lëneshë mendore.“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt për shkak të Trumpit. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner, askush nuk do t’ia dinte për flamingot”…Në fakt vetëm Jared Kushner e ka përgenjështruar publikisht përfshirjen në projektin e Zvërnecit. Projekti i tij është në Sazan. Nga ana tjetër, lagunën e Nartës që është habitati natyror i flamingove, me ishullin e Sazanit i ndajnë 7.98 milje ose 12.84 km në vijë ajrore, pothuaj dyfishi i distancës në vijë ajrore Tiranë-Surrel, 4 milje ose 7 km.
Ti je Kumbari
“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘Shkoni në djall’. Kaq e thjeshtë,” tha ai. “Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam Kumbari. Eshtë detyra e tyre të provojnë se jam.”
Nuk ka më shumë prova për kënd tjetër se sa për Ramën si “Kumbar”
Shkurt e shkurt dhe del gjatë.
Në vitin 2013, ai nis projektin e kanabizimit të vendit. Në tre vite Shqipëria u kthye në një parcelë të madhe kultivim të hashashit me qindra mijë hektarë. Në parlament dhe nëpër bashki, u përfshinë me firmë të tij, dhe u mandatuan, emra të botës së krimit, të dënuar jashtë vendit, për dënime e hetime të rënda penale. Numri tyre ishte i lartë. Ligji i dekrimianlizimit u imponua nga partnerët për këtë arsye. Miliarda euro hyn në ekonomi. Ish minsitri i brendshëm i kësaj periudhe Sajmir Tahiri, u akuzua për përfshirje në organizatë kriminale ndërkombëtare të trafikut të drogës. Kujto dy deputetët e ikur socialistë Rrahman Rrajën dhe Armando Prengën dhe dosjen “Metamorfoza”. Eksporti narcos në Evropë kapërceu çdo produkt të ligjshëm. Më pas erdhi ministër i brendëshëm Fatmir Xhafa. Për shkak të fshehjes së rastit të mosekzekutimit të dënimit të të vëllait. Agron Geron Xhafa, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, u largua.
Kokaina
Duket se canabis paska qenë aperitiv në raport me atë çfarë ndodhi më pas. Trafiku i kokainës bëri grupet shqiptare dorë e parë në furnizim nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarje në BE. Ngarkesat u kthyen në tonelata. Porti i Durrësit u zbardh nga kokianë në të cilën gjendej edhe ndonjë banane. Durrësin ia dorëzove Ergys Agasit, koordinatorit të grupeve kriminale. Njëherësh shefi i AKSHI-t, organizatës kriminale zyrtarisht sipas prokurorisë, me seli në kryeministri. Videot e tij e të “Belës” kanë tinguj e pamje të rënda e pullëkuqe. Ndrangheta mbron vendin e parë nga mafia shqiptare në vend të dytë, sipas përcaktimeve të antimafias italiane, ku Nicola Gratteri, ka sjellë raste të shumta dosjesh konkrete. “Aruba” dosja e shtrirë në gjashtë shtete, pas pesë viteve rezistebcë solli shpërthimin e zi. Samit Kokaine me qeveritare, biznesmenë, trafikantë. Në Aruba, Majorka, Monako, Gjermani, disa takime në dy vite rradhazi. Të filmuara, përgjuara. Tonelata trafik droge, miliarda euro. Garanci investimesh e pastrimesh në Shqipëri. Pepa, Alia, Koçeku, grosistë të tjerë kokaine. Aksionerë kullash e investimesh strategjike në bregdet. Fitues tenderash publikë qindra milionë euro. Me firmën e kryeministrit Edi Rama. Familja Hysa e sanksionuar nga USA për lidhjet me narcokartelin meksikan “Sinaloa”, gjithashtu i sanksionuar. Kreu i saj Luftar Hysa ka bërë takim në zyrën e Ramës. Bizneset u tij më pas u fjollosën githandej. Oleg Deripaska një oligark rus i sanksionuar me koncensione e qindra ha prona në Shqipër. Shoqnia e Charles McGonigal zv/drejtorit të FBI të Nju Yorkut, të korruptuar nga zyra e Ramës sipas drejtësisë amerikane. Ron Yaffetti izraelit përfitues shumë bizneseve e tendera nën lehtësirat qeveritare.
Belinda Balluku e pandehura zëvëndësja jote, akuzuar nga SPAK, për miliarda abuzime, kanosje dëshmitarësh, krimi organizuar në biznese ku nuk mungon emri Edi Ramës si porositës e jo pak raste firmëtar. Kërkesa e dytë në Kuvend për arrest, do të sjellë edhe çudira bandash droge mes Ramës e Ballukut. Disa deputetë e minsitra në burg për korrupsion. Mbi 30 kryebashkiakë në dënime dhe hetime për kurrupsion, kryesuar nga ai i Tiranës Erion Veliaj.
Olsi Ram,a sipas dosjeve gjermane “Xibraka” i përfshirë në trafikun e drogës. Taulant Balla kreu yt parlamentar sipas mediave të huaja me akses dosje zyrtare dhe jo vetëm, rezultuar i kapur në biseda të shumta me trafikantët e drogës. Nëse vazhdon shpërthimi zyrtar hetimor i sky ecc nuk dihet sa ministra të pagjumë sot, bëhen të pandehur nesër, për lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Janë dhe ca dosje përvëluese evropiane, korrupsioni e trafiqesh, duke vrapuar drejt tej shoku KM. Të rënda qamet. Mielli gjermanit nuk bëkërka shaka. E të tjera pafund..
Dhe ti nuk qenke Kumbari??!
Ndoshta ke marrë vesh se bordi bandave në disa mbledhja alarmi kohët e fundit, pas dosjeve po të muajve të fundit, të arresteve firmosur nga SPAK, po vendos shkarkimin tënd si Don??! Vetëm atëherë nuk je Kumbari, por ish-Kumbari.. Deri atëherë mendoje dhe një herë se kujt i rri më mirë fack you..Siç thotë populli, mos pështy lart se të bie në surrat..




