Je i rrezikshëm”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

Je i rrezikshëm”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një intervistë për News24, Lubonja e cilësoi si të dobët dhe të paqëndrueshme përpjekjen e Ramës për ta paraqitur atë si “persekutor”, duke theksuar se krahasimi me të kaluarën nuk qëndron.

Sipas tij, sot situata është krejtësisht e ndryshme, pasi pushteti është i përqendruar në duart e kryeministrit, ndërsa ai vetë ka vetëm “pushtetin e fjalës së lirë”.

“Kjo akuza për të më bërë mua persekutor si ata të së kaluarës është e dobët dhe çalon shumë, sepse ata ishin njerëz që kishin pushtet, policinë e sigurimin dhe ne ishim të dobët e të pafuqishëm. Ndërkohë sot është e kundërta, pushtetin e ka ky zotëria. Ka policinë, të gjitha”, u shpreh Lubonja.

Ai shtoi se i ka shprehur Ramës që në fillimet e karrierës së tij politike se e konsideronte të rrezikshëm si për politikën, ashtu edhe për vendin dhe për vetveten.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e akuzuar Lubonjën për përsëritje të narrativave të pavërteta, përfshirë edhe çështjen e njohur si “Aruba”, të cilën ai e ka mohuar kategorikisht, duke e cilësuar si produkt të rrjeteve sociale dhe “lojës së algoritmit”.

Share it :