Llapaqorë”, Rama sulmon protestuesit: Armata shurdhuese e influencerave dhe lugëndryshkurit e familjes sonë…
Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, reagoi për protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ai tha se një kanal mllefi është lëshuar ndaj tij dhe PS-së.
Cikloni i këtyre 20 ditëve nuk është interesante për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë. Nëse kjo histori do të kishe ndodhur 10 vite më parë, do të kishte pasur mbështetës, sherr e kundërshtarë, por do të kishte mbetur këtu brenda kufijve tanë. Pavarësisht përfshirjes ë amerikanëve, apo izraelitëve që u përfshinë dhe pa qenë fare pjesë. Ndërsa sot, 10 vjet më pas, brenda 48 orësh degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar i një protestuesi me policë privatë, u bë objekt sulmi. Jo se bota u zgjua e alarmuar për fatin e flamengove. Të ishte për botën Narta mund të kthehej si 10 vite më parë, ku i priste plumbi i kafshëve të egra. Si në një film, bulevardi, përputhi atë armatë të frikshme ndaj nesh. I gënjeu mendja fuqishëm se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që s’e bëri çadra lokale e Lulit tim. Dhe kështu me sqepin e një zogu të vetëm do laheshin dy hesape të vjetra, bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës, fiks 2073 vjet pas betejës së Palasës ku Çezari turpëroi Pompeun, ndërsa armata shurdhuese e influencerave, followersa, analistëve, idealistëve, opinionistëve, urrejtësve dhe mercenarëve digjitalë të vënë në dispozicion nga armiqtë e Shqipërisë apo konkurrentët e saj të egër në industrinë e turizmit do të shpëtonte Shqipërinë nga unë, për llogari të karavidheve të opozitës së dukshme dhe të padukshme… nga llapaqorët e ballibullistët tek bllokrevolucionarët e aeroportit tek lugëndryshkurit e familjes tonë të madhe.
Me befasinë e ngjashme të një aksidenti, miliona njerëz që nuk e dinë se ku ndodhet Zvërneci, dinë se çfarë duhej aty. Jo se e duan Shqipërinë, por te simboli i një shpendi gjetën valvulën e shfryrjes së një kanali. U hap një kanal mllefi ndaj meje dhe jush, ndaj PS. Kjo kohë e re, kur dhe një rrahje globale, transporton gënjeshtra e jo fakte. Një projekt zhvillimi i Shqipërisë u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte që nuk ka për objekt vendin tonë. Shqipëria u bë zogu, ne u gjendëm në mes të saj. Duhet ta lexojmë këtë histori drejt, për çfarë vjen më pas. Se ky është vetëm fillimi. Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Nga një herë është mirë që të largohesh pak prej saj dhe të hapësh librat e historisë.”- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ia ka vënë fajin algoritmit faktin që prej 20 ditësh mbahen protesta pasive. Ai tha se algoritmi nuk do qetësinë dhe arsyen.
“Qeveri të përsosur nuk ka. Le ta harrojmë që të mendojmë se kjo e jona nuk ka probleme. Qeveria është jopoetike, kurse opozita duket revolucionale. Kur në kohën e diskursit histerik, ne jemi përballë një industrie, fitimprurëse. Kush mendon se me liket dhe folloëers bën politikë, bën gabim. Me ‘like’-t që mbledh, bën shërbimin e atyre oligarkëve. Alogritmi nuk shpërblen qetësinë, e varros. Nuk shpërblen nuancat, pasi ato janë kundërshtaret, Agloritmi nuk e do arsyen. Në të gjitha postimet, platformat, që janë të mërzitshme se janë të arsyeshme, kanë një shpërndarje më të ngadaltë se ato që janë tërheqëse, që janë skandaloze.
Nuk kam besuar se demokracia është pronë e ekspertëve, por është e qytetarëve. Demokracia nuk ka thënë kurrë se çdo mendim ka peshë mbi çdo çështje. Ajo ka thënë se çdo qytetar ka të drejtën të flasë. Liria e fjalës në demokracitë funksionale se ka përmbysur kurrë ligjin e pashkruar të gravitet të dijes. Sot për herë të parë në demokraci Algoritmi i ka dhënë atij diçka që fitohej me shumë vite pune, dukjen. Vendosjen e vetes në vëmendje të të tjerëve, jo me hir, por me pahir. Ti je skllav i algoritmit që duke shtuar vëmendjen, të nxit që të bëhesh më kërcënues. Nuk ka rëndësi nëse ajo që flet është e vërtetë, apo nëser është e drejtë apo e padrejtë. Mjafton të jetë zemëruese. Ndaj jetojmë në një kohë kur britma mbijeton mbi argumentin.”, tha Rama.




