Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës! Ty të fsheh Altin Troplini

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës! Ty të fsheh Altin Troplini

Kreu demokrat i kërkoi gjatë fjalës së tij në kuvend, Damian Gjiknurit që të shpjegonte prezencën tij në Aruba. “Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës”, tha Berisha. “Ty të fsheh Altin Troplini:, tha kreu demokrat

Berisha: Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde

Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë.

Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba.

Kurse për sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim dhe vetëm trillim.

Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi që quhet Troplini, Altin Troplini, Altin Gjoka.

Ai e ka dosjen.

Dhe ai mezi do priste të shihte.

Kurse ty të fsheh ai, Olsi Ramën e fsheh ai, Engjëll Agaçin e fsheh ai.

Nuk e fsheh për ty, nuk e fsheh për Engjëllin, e fsheh për Edi Ramën.

Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve.

Laju para shqiptarëve, bëj be.

Po nuk bën dot be.

Dil, provoje.

Hajde, provoje.

Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti.

Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama.

Nuk u lë Edi Rama.

Ata hapin llafet. Për ty, llafet janë të tyret.

Share it :