Berisha: Lubia ka bërë tre udhëtime me skafin e mbushur plot drejt Greqisë për të shmangur kontrollet
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lubi Balluku ka bërë tre udhëtime me skafin e mbushur plot drejt Greqisë për të shmangur kontrollet.
“Së fundi, vazhdojmë me Lubi Ballukun.
Burime të informuara, qytetarët dixhitalë, më informojnë se Lubia ka bërë tre udhëtime me skaf në Greqi duke shmangur kontrolle policore, dogana dhe çdo gjë.
Nuk mund të them se kush kanë qenë skafistët, do përpiqem, por burimet thonë se ajo ka bërë tre udhëtime me skaf, të mbushur plot. E kuptoni vetë se me çfarë mund të jetë mbushur skafi”, tha Berisha.




