Protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë
Protestuesit kanë sjellë një gomone në tubimin për Zvërnecin para kryeministrisë, si simbol për emigrantët që janë larguar prej vitesh.
Mijëra qytetarë mbushën edhe këtë të diel sheshin përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës.
Një qytetare u shpreh se diaspora shqiptare do kthehet këtë vetë në Shqipëri, jo për pushime, por për të protestuar kundër qeverisë Rama.




