Ambasadori i BE shfaqet në protestën kundër Ramës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato është vërejtur teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë.

 

Ambasadori shihet i veshur sportiv dhe i pashoqëruar.

Nuk dihet nëse kalimi i tij në bulevard në atë moment është një rastësi apo diplomati ka dashur të shohë me sytë e tij atë që po ndodh me protestën.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së dielë.

Share it :