Berisha: Rama i ka hequr çdo kufi vjedhjes me kompaninë ADS! Kapitali shtetëror shkon tek privatët pa tenderim
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, Rama i ka hequr çdo kufi vjedhjes me kompaninë ADS. Ai theksoi se, kapitali shtetëror shkon tek privatët pa tenderim.
Berisha: Ku është bazuar Rama për të ngritur një shoqëri të tillë?
Shumë e drejtë kjo pyetje.
Si mund të ngrinte Edvin Balluku një kompani pa asnjë bazë ligjore?
Këto janë ndryshimet që u bënë në ligjin 4323 për ushtrimin e funksioneve operative të mirëmbajtjes së sistemeve TIK.
AKSHI mund të bashkëpunojë me shoqëri aksionere ku shteti zotëron të paktën 51 përqind të aksioneve si dhe t’u kalojë atyre në administrim sisteme, platformë ose infrastrukturë TIK ose t’i ngarkojë për zhvillime dhe operime nga fillimi.
Në çdo rast, kompetencat mbeten tek AKSHI.
Ndryshimet ligjore janë propozuar me 11 shkurt nga deputeti Erion Xhepi, Erion Malaj.
Keni parë ju, një deputet merr përsipër të propozojë, se nuk ka qeveri, nuk ka asgjë, amendime me implikacione me pasoja të thella financiare, transparence dhe të gjithanshme.
Dhe meqenëse mbron interesat e klanit të Surrelit, votohet symbyllas.
Asnjë konsultë, asgjë.
Shikoni çfarë çmendurie, nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur.
Por me gjithë këtë, krijimi i kompanisë përderisa janë përdorur fondet publike 7 milionë euro, duhej të shoqërohej së paku me një VKM.
Por Edi Rama do të vjedhë duke fshehur dorën, vendimin nuk e bën.
Kemi vetëm vendimin për kalimin e fondit, i cili nuk thotë asgjë për kushtet e mësipërme.
Statuti i shoqërisë. Neni 4.
Shoqëria, brenda kufijve që i lejon legjislacioni në fuqi kryen çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj.
Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit.
Kjo pra ka autoritet të veprojë në mënyrë të pavarur pa pasur asnjë bazë ligjore.
Kjo kompani shtetërore i lejon vetes të përcaktojë pa kufi veprimtaritë e saj.
Kjo pikë e nenit të statutit të kësaj shoqërie është thuajse e njëjtë me nenin 3 dhe është marrë nga statuti i shoqërisë KAYO, të cilës i është dhënë e drejta të kanalizojë kapitalin shtetëror tek privatët pa tenderim.
E kuptoni ju mënyrat që ka gjetur Edi Rama të vjedhë tani? Merr këto paratë, çoji në bankat offshore.
Këto janë monstruozitet të paimagjinueshme.
Pare të shtetit, pare të taksapaguesve.
Jashtë tenderit.
Por ama në rastin KAYO, firmën e hidhte kryeministri për firmat që do ishin partnere, ndërsa në rastin e AKSHI-t, ky vendim i mbetet tërësisht në dorë aksionarit kryesor, famëziut Igli Tafaj, ish-shef mafioz i sigurisë kibernetike, i implikuar gjer në vesh me Ergys Agasin, Ermal Beqirin, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.
Pjesa më e rëndësishme është shprehja: drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Pra në të gjitha mënyrat.
Pra i hiqet çdo kufi vjedhjes me këtë kompani.
Kjo i jep hapësirë shumë të gjerë interpretimi kompanisë për të justifikuar aktivitete të ndryshme si të lidhura me objektin.




