Nga Erisa Xhixho
https://www.facebook.com/share/r/18XBRz9HWe/?mibextid=wwXIfr
📚Kjo është shkolla “Emin Duraku”, ku nxënësit vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, edhe pse qytetarët e Tiranës kanë paguar për 10 vite taksën e arsimit, nga e cila janë mbledhur të paktën 70 milionë euro, por ende vazhdohet me 2 turne.
Tek “Edit Durham” janë shpenzuar rreth 50 milionë euro dhe jo vetëm që nuk janë shtuar klasat, por janë ulur edhe ato ekzistuese. Miliarda lekë të paguara nga qytetarët, ndërsa fëmijët vazhdojnë mësimin me turne.
Arsimi europian që propagandohet ka rënie drastike në cilësi, është sfilitës për fëmijët dhe prindërit dhe me më shumë kosto për ta.




