Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos

Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos

Deputeti i PD, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali i Lushnjës.

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, Korreshi ka kërkuar llogari për situatën në këtë spital.

Ai tregoi dhe menunë që kanë për mëngjes pacientët e këtij spitali.

Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.

“Mirëmëngjesi! Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.

Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës të rrinë në qenefhane.

E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje.

Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë.

Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara”,tha nder te tjera Korreshi.

Share it :
I afërmi im vdiq se s’kishte eko’, Korreshi: Ambulancat transportojnë të vdekurit! Spitali është ferr, vatër infeksioni Në interplenacën me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, deputeti i PD, Saimir Korreshi nuk i ndali denoncimet mbi degradimin e spitalit të Lushnjës. Nga foltorja e Kuvendit, Korreshi tregoi eksperiencën e tij familjare, se si një i afërmi i tij gjeti vdekjen për shkak të mungesës së një aparati të thjeshtë EKO-je dhe zvarritjes së komunikimit me qendrat e urgjencës Sipas tij, autoambulancat shpesh nuk janë në dispozicion për të shpëtuar të gjallët, por janë parë të presin me orë të tëra për të transportuar trupa të pajetë. Situata e pajisjeve mjekësore është gjithashtu në nivele kritike, theksoi deputeti i PD, ku aparaturat jetësore qëndrojnë jashtë funksionit prej vitesh, ndërsa skanerët dhe aparatet e grafisë janë të vjetruara, duke funksionuar ende me teknologji me pllaka si në kohërat e shkuara. Se ka shkatërruar 20 herë, vete e blen vetë, dhe akoma nuk po shërohet. Çfarë bëhet në Tiranë? Hajde diti se je ministër, të tjerët e dëgjojnë prezent, pa tregoj edhe atë ministri po për efekt. Merr ambulancën, nuk kishte ambulancë as Tiranë, as Fier, po vdiste krye botës restorant. Nuk vjen pra. Kujt i tregoni ju këto, regjisura televizive, nuk keni turp? Po lushnjarët hanë m*t nga këmba në fyt. Çfarë spitali është kafshëri, është batërdi, vatër infeksioni. Kullon çdo mur, do çadër për të hyrë. Kujt i tregoni ju? Po si i shikoni pa sy që i keni kalamajtë e tu, po keni të bëni me jetë njerëzish. Ç’është kjo çmenduri? Po ke një tjetër ti. Një nga koha që do të bëj dhe ta them dhe emrin, që keni gazetar sot. Ka nevojë për aparat DSA spinale. Që s’do e ketë, pajisja po bën dy vjet e gjysmë duke mos u vënë në funksion. Turp! Po ju a keni parë njerëz në onkologjik o burrë, a keni qenë ndonjëherë atje si vdesin njerëzit e rinj? O keni pasur të afërm të sëmurë ju? Po si ka mundësi se s’flas me ministrat e juaj të gjithë, akordoni fonde për të çuar jashtë shtetit, pse nuk e bëni te kjo mjekësia jonë? Po turp për atë dializën, pse do të ikin në Shijak se e konfirmon me zërin tënd këtu ti, që 52 lushnjarë ikin jashtë Lushnje për të marrë shërbim dialize, kur ti i jep lekë privatit. Çfarë leku i jep ti për rrugën atyre, nuk ke turp? Sa ishin lekë të marrë. Lënë punën prindërit e tyre, lënë punën njerëzit e tyre, djemtë, vajzat lënë punën për t’i çuar në Fier edhe e di ti më të keqen çfarë bëhet atje në Fier ka vdekur trajner femrash. Turp kjo dializa. Atij privatit. Haram lekët e shqiptarëve! Se bëhet skandal! Se nuk i punon pajisja e ujit, për të freskuar ujin që duan aparaturat atje. T’ju tregoj unë dializën. 52 lushnjarë. Janë njerëz këta. Pse privatit do t’ia bëjnë dushin, meqë paska kaq të bukura mjedise, lushnjarëve bëja për 52 veta. Me dy infermiere lushnjare. Turp! Tregoni ju spitalet ne. Ne po na vdesin njerëzit, 90% e telefonatave unë i kam për spitale. Për spitale, 90% të telefonatave e. Tregoni Lushnjen, oksigjen, e bëre tani të shkurti. Po të dola prapë në janar, që tash nuk ka asnjë që fiks zjarrin atje. E ti shkove nga mbrapa e bëre. Po është turp pra. Po si guxon del këtu i thërret dhe thua na tregon emisionin televiziv. Si guxoni? Kujt i tregoni ilaçet letrat i blejnë vetë njerëzit vetë. Analiza të konfirmuara prej 20 ditësh. 20 ditë bëjnë, jo mo jo janë 3 ditë. Me mik! Kur vete si i mirë atje, do t’ia bëjnë analizën. Dhe po të tregoj një rast tim tani, se se kisha thënë, s’e kisha bërë ndonjëherë politike, po po ta them. Kam pasur një humbje të madhe njerëzore brenda familjes. Dakord? Një orë e gjysmë përpara, ai mbetur te urgjenca të shkoja të bëjë një eko, i bie të fiktë. Mungesë të Lushnjes. I masni tensionin, i bëjnë një EKG, i thonë s’ke gjë. Për një eko vdiq! Për një eko! Kaq! Sepse po të ishte konstatuar me një eko zmadhimi i zemrës, ai djalë 38 vjeç do kishte shpëtuar. E për kaq dreq. Për kaq pra, për kaq. Sepse kur mora unë 127 unë, përgjigjej Tirana. Ha, që të shti… O ja jep deputeti, kam një rast 38 çfarë po vdes. Në dorë po na të marrë Lushnja të më marrë Lushnja aty në telefon. Ç’është kjo more? Të më marrë Tirana, Tirana të më marrë Lushnja, Lushnja të më marrë mua, të më gjejë ku jam. Ore të merresh me jetën e njerëzve mos të paktën ti do të jesh… të jesh ministër. Po nuk munden more. Po nuk munden, nuk mundet ta bëni kështu, nuk munden mor burrë. Nuk munden, nuk mundet, të jesh mik që të mbash një të sëmurë me kancer në spital. Po të shkruaj ty të them që nuk kam nevojë për tender, por hape se kam për jetë njerëzore. Ty, ty të kam shkruar. Për këtë. Po pra, se shpëton një jetë. Jetë pas jete. Pse për çfarë po flasim ne sot? Për çfarë po flasim ne sot? Vetëm thua dokrra… Dokrra, dokrra… Po ne s’kemi asgjë mor, nuk kemi asgjë, asgjë, nuk kemi as ashensor, ore të vesh te pediatria në kat të katërt. Do të flas unë, pse more do të flas unë, që të rregullohet ashensori pas gjunjëve të atij lekë në spital i Lushnjes. Pse mo të prindërit do ta mbajnë me radhë nga 2 e 2 katet, 4 katet të pediatrisë. Po keni qenë ndonjëherë në pediatri ju unë e kam çuar fëmijën tim. Ore kanë shkuar infermieret me mbajt ilaçin farmaci natën vetëm se nuk tregonin dot që s’kishte, se ishte djali i deputetit të imi. Po të tjerët! Po të tjerët more? Unë i mbaroja hallet e mia, unë dhe të gjithë ju këtu i mbaroni hallet e juaja. Edhe për të tjerët. Po, po nuk e njohën deputetin, çfarë do bëjnë njerëzit? Ama çfarë do bëjnë njerëzit po nuk e njohën deputetin, çfarë do bëjnë? Se janë mes katër rrugëve. Vetëm i gjen kudo në spital ankohen, e vdesin prej spitalit, spital, spital. Pse duhet të jetë spitali i Lushnjes që e keni bërë kaq të keq, e kaq, e kaq… Pse s’i nxirrni statistikat? Pse nuk e kemi ne shansin të quhemi Spital Rajonal siç ka qenë Lushnja dikur? 12+1. Pse e denigruat në këtë mënyrë? Dhe nuk është e vërtetë që e keni bërë para 90-tës. Asnjë gjë s’është e vërtetë. Dy godinat qëndrore si pediatrinë, si kirurgjinë e ke të 2007-s. Po nuk e konstruktuan në të rëndë, e ke lënë atë o burrë pa bërë. Për çfarë i tregoni more burrë? Po hajde more burrë atje, shikoni skanerin ku bëhet sot skaneri. Hajde të shikojmë morgun. Vdiqën njerëzit nga dytë mbrapa. Se është kafshëri, është ferr. Po hajde mo shikojeni ambulancat e Lushnjes. Shërbimin, kur natën ik kur vdiq… një orë e gjysmë për të marrë atë drejtorin e paaftë të tij. Për ta marrë xhenazen nga rruga. A se ju rriten drejtori, të gjithë jeni të spitalit. Një orë e gjysmë rrinte xhenazja se nuk vinte ambulanca ta merrte. Që ta çonte të vdekur. Natën im! Po të tjerët… Po të tjerët more… E ju tregoni miksitë. O do ta bëni këtë vend, o të paktën kërkoni falje. I thoni, o mik, Lushnja qenka patërtisur, po hajde ta shikojmë se s’është faji jot, se nuk je ti që len dritën aty. Të tregosh ti atij… Pse për çfarë punojnë ne, a për çfarë punojnë? Për çfarë punojnë lirë me privatët? Për të vjedhur! Ja për këtë punoni. Për të lidhur kontrata me privat, për të çuar njerëzit te privati. Nga kardiokirurgjia, neurokirurgjia e të tjerë me radhë. Se ai s’do të rregullohet atje, do 8000 euro. Pse do të bëjë bypass-in atje, kur mund ta bëjë o Tirana, pse? Pse more, pse do të vejë atje të ja bëjë pasdite. Te spitali X apo Y, pse? Ne s’kemi shëndetësi falas, nuk është e vërtetë që kemi falas. Paguajnë më shumë. Ju e dini sa mijëra njerëz vdiqën me Covidin, vdiqën. A paguajnë njerëzit ilaçet për t’u mjekuar nga Covidi more, u harxhuan nga 4-5 milionë lekë, po çfarë po flisni gjynah. Ju po talleni me këta njerëz. Dhe mua sot, meqë kujtove mikun parlamentar më kujtove dhe një tjetër, një karakatsllak këtu mbrapa. Dhe i pashë shtylla që i kishte. Unë sot vete te spitali i Lushnjes dhe pres që t’u kërkosh falje të gjithëve atyre që janë shtruar atje. T’u japësh fjalën që përveç godinës qendrore të rishikohet statusi i Spitalit të Lushnjes. T’i jepet lekë shtesë shoferëve të ambulancës se s’kanë guxim të flasin. Të hiqet patronazhistët nga puna, të çohen njerëz që e bëjnë detyrën dhe stafi mjekësor, nota 10. Nota 10 mjekëve dhe infermierëve. Pse? Se në ato kushte as në kohët e Neandertalit nuk është vizituar. Nota 10 se mbajnë përgjegjësinë të bëjnë një vizitë pa aparate. I ka falur banka Raiffeisen. E kuptoni ku jemi? Vjen ministri dhe inaguron një aparaturë të falur nga Raiffeisen se nuk paska 30 mijë euro me paguar shteti. Po shteti paska falimentuar. Ka falimentuar. Çfarë tregoni për spitalet ju? Po merrni e pyetini njëherë, shkoni te spitali të bëni një sy qytetarë sot njerëzit. Shkoni me të gjithë spitalet, a kemi ndonjë qendër shëndetësore ambulancë brenda shkollës. Ose kemi qendër shëndetësore të fshatit me një vend. S’ka rrjet energjie elektrike, as ujë. Qendrat shëndetësore pa dyer, pa dyer! Kërkoni falje atyre heronjve mjekëve, infermierëve. Patjetër na presin ata. Rrinë e shikojnë kështu se mos i mbetet hatri deputetit apo tjetër, jo mo se s’e kemi me atë anë. E di se më shumë nuk punojnë. E di ti çfarë aparati grafie, që s’ke asnjë të tillë aty për të bërë grafi. E di se aparati grafie e keni akoma me pllakë, me pllakë, do të dalë fotografia dal të lahet. Edhe nuk duket asnjë gjë, rroba me kafshë. Të gjithë e panë një nga ata mjekët që janë këtu ata të të konstatojnë bronkopneumoni… Hala more hala. Ua s’i keni parë pavijonet si janë… Po flisni atëherë se për të mirën e këtyre njerëzve po flas. Se të gjithë spitale i kam rregulluar… Po jo të vdesin njerëzit mor burrë. Po pse?