IBAR-i i Shqipërisë ende pezull, Rama sërish “afër BE-së” pa afat të qartë

IBAR-i i Shqipërisë ende pezull, Rama sërish “afër BE-së” pa afat të qartë

Megjithëse qeveria shqiptare vijon të paraqesë një tablo optimiste për ecurinë e integrimit europian, vendet anëtare të Bashkimit Europian ende nuk kanë arritur një vendim përfundimtar për IBAR-in e Shqipërisë, duke e lënë procesin ende të pasigurt.

Sipas burimeve të European Western Balkans, diskutimet në Këshillin e BE-së vijojnë, ndërsa draft-Qëndrimi i Përbashkët mbetet në fazë negocimi, pavarësisht se palët shihen afër një kompromisi që ende nuk është formalizuar.

Nëse arrihet dakordësia në nivelin COELA, çështja pritet të kalojë për miratim në COREPER më 22 maj, ku mund të miratohet si “pikë I”, pa debat mes ambasadorëve të vendeve anëtare. Ky hap do të ishte vendimtar për hapjen e rrugës drejt një konference ndërqeveritare me Shqipërinë në ditët në vijim.

IBAR përfaqëson vlerësimin e Komisionit Europian mbi përmbushjen e standardeve të ndërmjetme në kuadër të Grupit 1 – “Bazat”, që përfshin fusha kyçe si sundimi i ligjit, gjyqësori, të drejtat themelore dhe reforma e administratës publike.

Një miratim pozitiv do t’i lejonte Shqipërisë të përparojë drejt fazës së mbylljes së kapitujve negociues në procesin e anëtarësimit në BE.

Artikulli:

Shtetet Anëtare të BE-së janë afër arritjes së një konsensusi mbi draftin e Qëndrimit të Përbashkët të BE-së në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) të Shqipërisë, mëson European Western Balkans nga burime në Këshill.

Diskutimet brenda Grupit të Punës së Këshillit për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (CEOLA) janë ende duke vazhduar dhe ende nuk është arritur zyrtarisht një marrëveshje përfundimtare.

Megjithatë, sipas burimeve të EWB, Shtetet Anëtare janë afër një kompromisi. Krahasuar me situatën në fillim të prillit, kur afati kohor për këtë hap ishte i paqartë, duket se ka pasur përparim midis Anëtarëve të BE-së.

Nëse arrihet konsensusi në nivelin COELA, hapi tjetër procedural do të jetë miratimi i draftit të Qëndrimit të Përbashkët të BE-së në takimin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) të planifikuar për 22 maj.

Çështja mund të miratohet si e ashtuquajtura “pikë I”, që do të thotë se ambasadorët e Shteteve Anëtare do ta miratojnë atë pa diskutim.

Nëse COREPER mbështet Qëndrimin e Përbashkët të BE-së, kjo do të hapte rrugën për mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë në ditët në vijim.

Megjithatë, burimet e EWB theksojnë se nuk mund të bëhet asnjë konfirmim formal i IGC-së përpara se COREPER të përfundojë procedurën.

IBAR përfaqëson vlerësimin e Komisionit Evropian nëse janë përmbushur standardet e ndërmjetme sipas Grupit 1 – Bazat. Ky grup mbulon fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, gjyqësorin, të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reformën e administratës publike.

Një IBAR pozitiv do të lejonte që procesi të ecë përpara drejt mbylljes përfundimtare të të gjithë kapitujve negociues. Shqipëria, pasi ka hapur të gjithë kapitujt negociues, nuk mund të vazhdojë më tej pa një IBAR pozitiv.

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian në korrik 2022, së bashku me Maqedoninë e Veriut. Grupi 1 – Bazat u hap në vitin 2024, ndërsa grupe të tjera u hapën gjatë vitit 2025, duke e çuar vendin në një fazë të fokusuar në përmbushjen e standardeve të ndërmjetme dhe avancimin e negociatave.

Share it :