18-vjeçarja bleu vilë 1.5 mln €’ – Ekspertja Lika: SPAK të hetojë paratë e drogës që investohen në ndërtim e turizëm
Një raport i fundit i Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka zbardhur skema të sofistikuara të pastrimit të parave në Shqipëri, duke ekspozuar një rrjet kompleks që shtrihet nga biznese fiktive dhe shoqëri guaskë deri te koncesionet e profilit të lartë dhe sektori i ndërtimit.
N ënjë intervistë për Syri Tv nën modeirmin e Arnold Kariqit, ekspertja e auditimit, Meri Lika tha se zbulimet vijnë në një moment kritik, pasi lufta kundër pastrimit të parave është një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian
Sipas saj, paratë qarkullohen mes bizneseve të zotëruara nga i njëjti person ose persona të lidhur me të, një praktikë e ngjashme që dyshohet se është përdorur edhe në dy koncesionet e shumëdiskutuara të shëndetësisë, atë të sterilizimit dhe të check-up-it.
Një tjetër fushë e nxehtë për pastrimin e parave, për audituesen Lika, është tregu i pasurive të paluajtshme, ku skema funksionon duke blerë prona me çmime shumë të ulëta, jashtë logjikës së tregut, për t’i rishitur më pas brenda një kohe të shkurtër me çmime “stratosferike”, duke pastruar kështu diferencën e vlerës.
Raporti, thekson ajo detajon edhe raste konkrete, si ai i një 18-vjeçareje e cila bleu një vilë me vlerë 1.5 milionë euro, fonde që et vinin nga motra e saj, e cila operonte në sektorin e lojërave të fatit online, ndërsa bashkëshorti i kësaj të fundit rezultoi i përfshirë në krimin e organizuar.
Ndaj Lika kërkoi që SPAK të fokusohet në hetimin e parave të drogës, që sipas saj investohen në ndërtik e turizëm.
Një nga tipologjitë e të gjithë gjetjeve të këtij raporti ishte kur qarkullimi i parave nëpër llogari individuale pa pasur fare biznes, të cilat në pak muaj qarkullojnë shuma të mëdha parash, apo duke hapur biznese fiktive, pasi qarkullohen paratë, ato mbyllen menjëherë. Është përmendur rasti i një qarkullimi prej 1.9 milionë eurosh. Ka tipologji të tjera të hapjes së bizneseve dhe qarkullimeve të këtyre fondeve të mëdha ndërmjet bizneseve të të njëjtit person, ose edhe personave të lidhur me ta. Një skemë të tillë e kemi parë edhe tek dy koncesionet e shëndetësisë, si te i sterilizimit, po ashtu edhe pse nuk janë të përmendur në raport, unë po i them nga faktet që njohim ne dhe qytetarët, ku janë hapur firma, për shembull te sterilizimi në emra të personave të afërt të titullar, të pronarëve të shoqërisë që ka marrë koncesionin dhe kanë qarkulluar shuma të mëdha.
Po ashtu edhe tek check-up-i ka ndodhur e njëjta gjë, ku janë qarkulluar shuma në shoqëri të lidhura. Po kështu kemi rastin kur blerjen e pasurive të paluajtshme, të cilat blihen me çmime të ulëta qesharake që nuk i përgjigjen tregut dhe pas disa muajsh shiten me çmime stratosferike që janë po prapë jo në përputhje me tregun, thjesht dhe vetëm për të qarkulluar paratë dhe për të pastruar paratë. Shumë nga këto persona të cilët kryejnë transaksione të tilla, i mbajnë edhe të vdekura paratë në pasuri të paluajtshme. E rëndësishme është që ata t’i kenë pastruar. Rasti që ju pak më përpara përmendët, është rasti i 18 vjet, 18 vjeçares, e cila bleu një vilë 1.5 milionë euro, me fonde të dërguara nga motra, e cila operonte në sektorin e lojërave online në Seychelles.
Këto kanë treguar që… por në fakt ka ndodhur një gjë shumë që agjencia ka zbuluar që këtu ka qenë bashkëshorti i i financueses, pra i motrës së kësaj 18 vjeçares, që ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar. Përveç kësaj kemi edhe shoqëritë guaska që i themi ne, të cilat përdorin shoqëri të lidhura që regjistrohen dhe ç’regjistrohen sipas rastit, duke mos u ditur fare edhe pronari përfitues, sepse kur janë shoqëri në në parajsa fiskale, ti nuk mundesh të marrësh as të dhëna për pronarin përfitues dhe paratë qarkullojnë jashtë vendit, apo dhe për kreditime të ndryshme që shoqëri që regjistrohen dhe ç’regjistrohen për gjashtë muaj ose për një vit. Gjithashtu ka pasur një rast tjetër kur është kapur në një agjenci, e cila ka shfrytëzuar problematikën që ka POS-i ose dobësinë, se s’mund ta quaj problematikë, por dobësinë që ka POS-i për qarkullimin e parave, të cilat nuk quhen më si bankë, dhe kanë marrë, kanë qarkulluar para nëpërmjet një agjencie që gjoja ishte turistike, por në fakt ka bërë vetëm qarkullim nëpër, nga një llogari që ishte në Belgjikë.
Banka e Shqipërisë ka një detyrim ligjor, e cila për transferta në një muaj mbi 10.000 euro, mbi 10.000 dollarë apo mbi 1 milionë lekë të reja, duhet të bëjë sinjalizimet e saj dhe duke qenë se janë kapur raste të cilat janë individë, persona fizikë, të cilët nuk kanë biznese, por kanë qarkulluar para, mendoj që bankat e kanë kryer detyrën, nuk e di, e kanë kryer 100% apo jo, se këtë nuk mund ta them, por përderisa janë kapur këto raste, këto raste janë kapur nga bankat patjetër, sepse ato kanë parë që janë qarkulluar para të cilat nuk janë të lidhura me një NIPT apo me ndonjë lloj aktiviteti tregtar jashtë Shqipërisë apo brenda Shqipërisë. Dhe unë mund të them nga eksperienca ime, që jo vetëm nga marrëdhëniet që ne kemi me Agjencinë e Inteligjencës Financiare, por edhe nga raportet që janë kryer pranë prokurorive, raportet e agjencisë kanë qenë shpesh shumë herë cilësorë, kanë qenë shpesh cilësore. Por duhet të duhet të kemi parasysh edhe funksionin e tij në gjithë këtë mekanizëm apo në këtë makinëri shtetërore e cila është 80% e korruptuar.
Një institucion i vetëm nuk mund të funksionojë dot nëse të tjerët nuk janë, nuk funksionojnë. Agjenci… shoqëritë e ndërtimit, domethënë ndërtimi vetë, është një ndër bizneset që janë me risk. Për shembull ne kur auditojmë një shoqëri, sidomos këto që përcaktojmë riskun e kësaj shoqërie kur e auditojmë, që mund të jetë risku i ulët, i mesëm dhe i lartë. Shoqëritë e ndërtimit bëjnë pjesë tek risku i lartë sepse ne duhet të kontrollojmë, audituesi duhet të kontrollojë edhe injektimin që bëhet në blerjen e banesave, por dhe injektimin që bëhet me anë të investitorëve apo financimit të parave që bëhen në ndërtim. Në këtë rast mund të them që nuk janë parë të gjitha, por të mos harrojmë atë që thashë pak më përpara, që të dyja këto koncesione kanë qenë, kanë, janë të përfshira në njërën nga këto skema që ka gjetur agjencia, e cila është qarkullimi i parave në shoqëri të lidhura. Edhe pse ka fatura të cilat nuk e përfaqësojnë shërbimin apo shitjet për të cilat janë, janë kryer këto transferta.
Pra, ka prerje faturash fiktive vetëm për të qarkulluar para. Dhe këto para pastaj janë injektuar në ndërtim, duke financuar kullat e ndërtimit, që ne e dimë dhe ka dhe dokumentarë nga Italia apo edhe libra të shkruar në, nga gazetarë italianë të cilët e kanë vërtetuar që këtu ndërtimi është i bazuar i gjithi mbi paranë e pistë. Vija bregdetare e Greqisë është shumë më e madhe se sa e jona edhe shumë më e bukur sepse ka dhe ishuj dhe gadishull i gjithi, i cili mund të shfrytëzohet në mënyra nga më të ndryshmet. Por në Shqipëri është mania e ndërtimit, jo se është mani e popullit për të ndërtuar apo e biznesmenëve për të ndërtuar, por është mania e qeverisë sepse aty është paraja e zezë, aty është korrupsioni më i madh. Kemi parasysh që të gjitha lejet e ndërtimit janë tani të përqendruara vetëm në një dorë, që është dora e kryeministrit. Ai përcakton projektet, ai përcakton lejet, ai përcakton studiot e arkitekturës.




