Standard i dyfishtë’/ Abilekaj: Karçanaj kërcënon dëshmitarët, drejtësia mbron zyrtarët e pushtetit

Standard i dyfishtë’/ Abilekaj: Karçanaj kërcënon dëshmitarët, drejtësia mbron zyrtarët e pushtetit

Gazetari Enton Abilekaj u shpreh se rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, po nxjerr edhe një herë në pah standardet e dyfishta të drejtësisë së re dhe mbrojtjen politike që sipas tij, vazhdojnë të gëzojnë zyrtarët e lidhur me pushtetin.

I ftuar në Syri TV, Abilekaj theksoi se, megjithëse dosja e AKSHI-t përmban akuza të rënda për bashkëpunim me krimin, intimidim dëshmitarësh dhe abuzim me detyrën, Karçanaj po trajtohet me lehtësi nga gjykatat, ndërsa pas daljes nga arresti ajo ka vijuar publikisht presionin ndaj dëshmitarëve të çështjes.

Sipas tij, ky rast dëshmon se reforma në drejtësi ka dështuar të garantojë barazi para ligjit dhe se vendimet e gjykatave vazhdojnë të ndikohen nga lidhjet politike me qeverinë.

Abilekaj: Vendimi i gjykatës është një vendim i papritur për të gjithë ata, për të gjithë ne, po them, që i kemi hequr dyshimet e një drejtësie të pavarur. Pra, besimin te një drejtësi e pavarur. Pra, nuk besonte njeri që do të kishim një vendim të drejtë për një gjyqtare të GJKKO-së, e cila prej kohësh ka qenë e privilegjuar, SPAK-ut dhe GJKKO-së, gjithë njësisë së posaçme anti-korrupsion, dhe e privilegjuar pa arsye, pa arsye në kuptimin pa arsye ligjore, sepse me arsye politike shpjegohet gjithçka. Dhe sot ne kemi një vendim i cili i ngjan shumë një drejtësie.

Pra, ka, është i bazuar në ligj. Është i bazuar në kërkesat elementare ligjore dhe mund të na japë shpresën që mund të kemi një proces transparence minimale dhe pastaj një proces ligjor me një vendim të duhur, që të jetë pro ose kundër nuk ka rëndësi, sepse nuk i japin aty vendimet, por, duke, më në fund do të kemi një proces, kjo është e rëndësishme. Dhe ky proces ishte minimumi që mund të bënte drejtësia. Sot pra, ky vendim është për t’u përshëndetur dhe, megjithëse na gjen kështu, jo gati, është vërtet një vendim që jep shpresë se mund të ketë drejtësi në këtë rast. Pastaj ne e dimë se ku është përfshirë Irena Gjoka, në cilat dosje është përfshirë dhe se si shpjegohej që një pjesë e SPAK-ut dhe e GJKKO-së ishte gjithmonë në favor të saj, edhe një pjesë e KLGJ-së ishte në favor të saj, ose e gjithë KLGJ-ja,, ndërkohë që ajo ushtronte detyrën e ndikuar politikisht dhe për arsye politike

Të them të drejtën, është pak e çuditshme. E kam shpjeguar edhe më përpara. Kjo që po ndodh në drejtësi, në fakt tregon që reforma ishte totalisht e paplotë. Mund të themi që është e dështuar, se rastet e veçanta që na japin pak optimizëm të përkohshëm, në fakt edhe fundin nuk e kanë të mirë.

Për shembull, ne themi, shumë mirë që, u çel dosja e AKSHI-t, u hap. Dosja e AKSHI-t është një dosje e turpshme për Shqipërinë, është një dosje kriminale, apo jo? Patjetër. Është një dosje ku tregohet se si një zyrtar i nivelit më të lartë të shtetit, që ka në dorë të dhënat e qytetarëve, bashkëpunon me krimin për të marrë peng njerëz. Dhe ky zyrtar i lartë i shtetit, ndër më të lartët e shtetit, që bashkëpunon me krimin, që ka shtëpi të padeklaruara, që ka pasuri të padeklaruara, që i merr nëpër shishe vere paratë, që jep tendera dhe nuk dinë si t’i justifikojnë edhe thonë “ne blejmë çokollata”. Dhe pastaj marrin peng edhe njerëz, kur shkon përpara drejtësisë, shkon me sigurinë që nuk do të ketë asnjë masë të rëndë ndaj saj.

Shikoni Mirlinda Karçanaj. Mirlinda Karçanaj, ishte në arrest shtëpie dhe vendosi të qëndronte në një shtëpi me qira dhe jo në asnjë nga shtëpitë e veta, që ta përdornin politikisht këtë, dhe shkon në Gjykatën e Lartë, ku e pret me krahë hapur Ilir Panda, një ish-gjyqtar, një ish-zëvendësministër i Drejtësisë ky, ish-nënkryetar i KLD-së, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dikur. Një njeri që duhet të kontribuonte në drejtësi ose duhet të rrinte për të kontribuar në drejtësi siç duhej, ose duhet të largohej nga vetingu ose nga dëshira. Por ai reflekton të gjithë të shkuarën e vet në drejtësi dhe në politikë, duke marrë një vendim si ai që mori për Mirlinda Karçanajn, që ta largonte nga arresti i shtëpisë dhe ta bënte detyrim paraqitje.

Masë detyrim paraqitje për një zyrtar të lartë që akuzohet se kërcënon dhe merr peng biznesmenët në grup të organizuar kriminal, grup të strukturuar kriminal, se intimidon dëshmitarët që janë në rrugëve e të tjera e të tjera, është një skandal i jashtëzakonshëm, ë? I njëjti gjyqtar që Ilir Metën e mban në burg, ë, kur është si senator në Gjykatën e Lartë, në kolegje, e mban në burg sepse ka frikë se Meta do të trembë dëshmitarët e “2 me 12”-ës.

Pra, dhe çfarë ndodh? Dakord, u lirua Mirlinda Karçanaj. Po Mirlinda Karçanaj del në televizion. Dhe nga televizioni, Mirlinda Karçanaj intimidon një nga dëshmitarët kryesorë të çështjes dhe i thotë “ti je fajtori për atë që ka ndodhur në AKSHI”. Pra, lirimi me kusht, detyrim paraqitje që i ka bërë gjyqtari, del publikisht, qartësisht që është një lirim i padrejtë. Që duhet të anulohej urgjentisht që në momentin që ajo, nga televizioni, kërcënon një nga dëshmitarët e çështjes. Por askush nuk flet.

Mirlinda Karçanaj shkoi prapë sot në detyrim paraqitje, nuk u foli fare gazetarëve, vazhdoi me trimërinë që e karakterizon pas mbështetjes politike që ka marrë, dhe asgjë nuk ndodh. Pra, dhe ne këtu themi, a ka drejtësi minimale ky vend? Po të ishte ai dëshmitar, si do të ndihej ai dëshmitari i drejtësisë që ka dëshmuar, ka marrë guximin minimalisht të dëshmojë diçka nëpër AKSHI-n, sot që ajo e ka kërcënuar publikisht dhe vazhdon të lëvizë e lirshme nëpër Tiranë?

Kjo tregon që ne kemi gjithë iluzionin që krijohet për dosjen e AKSHI-t, që u mor dhe po hetohet si një dosje shumë e rëndë, që nuk po pyesim për lidhjet që kanë me pushtetin e të tjera e të tjera, në fakt nuk është e vërtetë.

Share it :