Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, paraqitet në Prokurori ish-kreu i AKU-së. Alma Tafani ende në kërkim

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, paraqitet në Prokurori ish-kreu i AKU-së. Alma Tafani ende në kërkim

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, Ersid Hasanllari, lidhur me helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Mësohet se, Hasanllari është thirrur në cilësinë e deklaruesit, ndërsa pas tij pritet të merret në pyetje edhe drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Flutura Polaci.

Fokusi i organit të akuzës është zbardhja e faktit nëse institucionet përkatëse kanë kryer inspektime apo kanë urdhëruar kontrolle paraprake. Nga ky incident mbetën të helmuar 56 studentë, ndërsa për 52 prej tyre po pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore.

Share it :