Berisha: Ne e mbështesim integrimin evropian sepse nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera

Berisha: Ne e mbështesim integrimin evropian sepse nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera

Gjatë fjalës në Fotoren para kryeministrisë, kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne e mbështesim integrimin evropian sepse nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera.

Berisha: Këto kohë ka pasur debat të fortë, të ashpër për procesin më themelor, procesin e integrimit.

Edhe këtu, arritjet tona janë të mëdha.

Lobimi korruptiv ndërkombëtar dhe kombëtar bëri që të paraqesë Edi Ramën dhe Shqipërinë si yllin e integrimit.

U kujtohet, jemi së bashku prej tre vitesh kemi deklaruar para shqiptarëve dhe botës se Shqipëria ka një pozicion gjeopolitik jashtëzakonisht të rëndësishëm në rajon.

Dhe se përveç kriterit gjeopolitik, me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson absolutisht asnjë kriter tjetër, asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE.

Por ne mbështesim integrimin.

Po pse? Se mund të thoni pse e mbështesni. Jo, gjeopolitika është forcë natyrale.

Ne nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera.

Ne duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore, në hapësirën evropiane.

Ndaj dhe ne, duke iu përmbajtur të vërtetës, kemi deklaruar se përveç kriterit gjeopolitik, nuk plotëson asnjë kriter, por ne mbështesim integrimin e Shqipërisë.

A funksionoi kjo tezë?

Po, funksionoi.

E vërteta është se ylli i frontrunner-it, i atij që është i pari, u shua.

Ra tek këmbët e Lubi Ballukut.

Ra tek Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.

Pra, Edi Rama, i cili mbahej nga lobimi korruptiv si shembull frymëzues dhe opozita akuzohej se nuk ka axhendë integrimin, u pa dhe se çfarë përfaqëson Edi Rama.

Se përfaqëson një hajdut të paskrupullt.

Edhe pardje shkruanin dy pena të forta në Evropë se për ne, prapa Lubisë është Edi Rama.

Share it :