Petrit Vasili: Ndryshe nga gjithe bota, vetem SPAK nuk e “sheh” pastrimin gjigand te parase, qe po shkaterron vendin!
Reagimi i z. Petrit Vasili pas i ntervistes se prokurorit belg për m@fjan shqiptare qe ka filluar pastrimin e parave duke ndërtuar ne bregdet
Gjykatesi njohur belg i njohur per luften ndaj korrupsionit Michel Claise shkruan:
“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion”.
Ndersa Prokurori i njohur N8cola Grateri thote qarte:
“Sot, grupet kriminale shqiptare disponojnë kapital të jashtëzakonshëm dhe mund të mbështeten në lidhje e mbrojtje brenda institucioneve”.
Ndersa Tv publik i njohur RAI 3 pak dite me pare tregon:
“Durrësi, qytet port rreth 38 km nga Tirana, një nga destinacionet turistike më të rëndësishme shqiptare, ku ndërtohen rrokaqiej dhe resorte luksoze. Durrësi është gjithashtu bastioni i njërit prej bosëve më të njohur të krimit të organizuar shqiptar.
SPAK u ngrit si prokurori speciale per te luftuar krimin dhe korrupsionin.
Po si mundet qe deri ne Bruksel, Itali SHBA e me larg e shohin pastrimin e parase ndersa SPAK ne Tirane, qe edhe po te dale ne dritare i sheh nuk e leviz gishtin.
Klaisen permend bregdetin Adriarik por ka harruar bregdetin Jon dhe baderdia qe pastrimi i parase ben atje.
Klaisen nuk ka permendur Tiranen ku kullat kane pushtuar cdo cep vetem pritet te ndertojne edhe ne oborrin e SPAK-ut.
SPAK nuk ngrit qe te ishte sopata politike e Rames ndaj opozitareve, por qe te godiste qeverisjen me te korruptuar te Europes.




