Shkullaku: SPAK-u guxoi vetëm një herë, dhe Rama i tregoi kufijtë
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur per SPAK, u shpreh se ky institucion ka funksionuar kryesisht si instrument i ruajtjes së pushtetit të Edi Ramës dhe jo si institucion i pavarur. ‘Drejtësia nuk është statistikë. Pyetja e vërtetë është: kujt i shërben?’
Shkullaku argumentoi se burgosjet e Ilir Beqajt dhe Erion Veliajt nuk e rrezikojnë aspak pushtetin e Edi Ramës, përkundrazi, i shërbejnë atij. ‘Ti mund ta arrestosh Erion Veliajn, por lekët e inceneratorit që blejnë mediat dhe zgjedhjet vazhdojnë,’ tha gazetari, duke nënvizuar se heqja e individëve nuk prish mekanizmat financiarë të sistemit.
Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut, është ‘përjashtimi që përforcon rregullin.’ Sipas tij, hetimi ndaj ish-zv./kryeministres ishte i ndryshëm, fokusohej tek tenderat, grupet e vlerësimit të ofertave dhe mekanizmat e prokurimit, duke prekur indirekt hallkat e pushtetit qendror.
Reagimi i Ramës ndaj këtij hetimi, sipas Shkullakut, ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: kryeministri paralajmëroi ndryshime në kodet civile e penale, madje edhe në kushtetutë, dhe tha se gjykatësit ‘po përdorin metodat e sigurimit të shtetit.’
Gazetari e interpreton këtë si konfirmim të tezës së tij: ‘Për herë të parë SPAK-u imagjinoi se mund të prekte pushtetin, dhe Rama reagoi me shkop.’
‘Drejtësia nuk është statistikë. Çfarë do të thotë? Në qoftë se ne e mbledhim për shembull me Tritan Shehun, po në qoftë se ne e mbledhim si numër, po mund të jenë pesë këtej, gjashtë andej. Puna është thelbi i pushtetit të Edi Ramës. Kjo drejtësi i shërben apo po e dëmton? Dhe unë po të them që Ilir Beqës s’ishte asnjë gjë.
Arben Ahmetaj, kur nuk ju desh, e shkarkoi dhe doli tha përpara të gjithë kamerave që po të jem unë kryeministër ja bëj më keq.
Po domethënë, për ça, për ça të duhet drejtësia? Drejtësia duhet për të mbajtur pushtetin. Drejtësia duhet për të mbajtur pushtetin. Ramës pushtetin nuk ia rrezikojnë dot as burgosja e Ilir Beqës, as e Erion Velisë, as e këtyre të tjerëve që ka dalë vetë e ka thënë merreni këtë. Merreni. A, ti mund ta marrësh Erion Velinë.
Po larg qoftë se po të bllokosh inceneratorin fantazmë që nuk ekziston në Tiranës, sepse aty duhet të kalojnë lekët, ato lekë përdoren për fushatë, një pjesë e lekëve kanë kaluar, ato lekë shkojnë për blerje votësh dhe për pasuri personale secili nga këta.
Ti mund ta godasësh Ilir Beqën, konçesioni i sterilizimit vazhdon lekët shkojnë tek atje ku i themi ne, ecën puna përpara. Ti mund ta godasësh edhe ndonjë grup kriminal mbas zgjedhjeve. Ama për zgjedhjet ata duhet të jenë aktivë. Ne e pamë me sytë tanë çfarë ndodhi në 2021-shin dhe e pamë çfarë bëri Tahiri.
Pra i vetmi rast, i vetmi rast ku SPAK-u, që e kemi thënë në mënyrë të figurshme po e përsërisim prapë, guxoi të nxjerri këmbën nga rrethi, sepse shkoi jo te paradhoma e Ramës, se paradhomë nuk pyet ai dhe Ahmetaj paradhomë ishte po e shiti. E shiti. Ai e çoi Ahmetajn për ndjekje penale, ai e çoi, ja votoi imunitetin me vrap, ai e dha urdhrin. Po të isha unë tha gjykatës, menjëherë.
Sepse hetimet për Arben Ahmetajn nuk preknin këtë. Thoshin ku ke fjetur dhe sa shtëpi ke dhe sa gra ke. Kjo ishte procesi për Arben Ahmetajn. Kurse te kjo zonja i tha sa tendera ke bërë, si i ke bërë, kush e kontrollon njësitë e prokurimit, grupin që vlerëson ofertën, si i anullon ti tenderat?
Dhe në këtë rast i vetmi, i vetmi që SPAK-u nxori këmbën nga rrethi dhe e kemi diskutuar s’po i hyjmë dryshime të administratës amerikane, një gjë që pritej. Rama çfarë bëri? Rama nxori shkopin dhe tha, o budallenj, këtu nuk vini dot. E mbani mend diskutimin e Ramës?
Ku shkoni ju me patllake, çoi luftë. Me patllake kryeministrisë do përplaseni me gardën. Mos guxoni të shkelni te parlament. Se unë kam dhe Ulsiun tha, që del në Top Channel dhe thotë ju uli rrogat. Vini gishtin kokës këtë herë. Kështu thotë. Vini gishtin kokës ju gjyqtarë. Ka dy momente.
Pra këtu ti kupton, rasti i Belinda Ballukut është përjashtimi që tha Bushati që përforcon rregullin. Në të vetmin rast që ata guxuan, ne e pamë reagimin e Ramës. Dhe jo ti, po në shumë debate që ne kemi bërë deri para zonjës Balluku, kush ka qenë ëh, refreni i mbështetësve të reformës në drejtësi dhe të Partisë Socialiste?
Kjo është reforma më e mirë për Shqipërinë. Këtë e bëjnë aleatët tanë. Kjo ka mbështetjen e Amerikës dhe që nga 1912-ta, Shqipëria nuk ka pasur kurrë këtë drejtësi dhe kjo është falë mazhorancës. Se Sali Berisha me Ilir Metën donin ta sabotonin këtë.
Dhe gjithë kjo, ky mal me diamant u shndërrua në mal me mut në momentin që këta vajtën ke Bela. Pse? S’kishte më drejtësi aty. E dëgjuat çfarë tha Rama? Këtyre u ka marrë koka erë, tha. Janë kthyer te drejtësia e Enver Hoxhës. Këta po përdorin metodat e sigurimit të shtetit. Kush janë këta prokurorë që më vijnë mua këtu, si ma pezullojnë mua, këto do ndryshoj kodin civil, do ndryshoj kodin penal, do ndryshoj kushtetutën, do t’i bëj të gjitha këto.
Për çfarë? Sepse për herë të parë që nga krijimi, guxuan të imagjinojnë se mund të prekin dikë ose mund të prekin pushtetin e Ramës, se nuk ka rëndësi emrat konkretë. Po këtu po flasim… Merremi vesh që Beqja e Balluku duhet t’i heqim. Preket Rama, s’preket Rama’, u shpreh Armand Shkullaku në SYRI TV.




