Prokurori nuk kishte asnjë prove që të fajësonte z. Meta/ Avokati Cakrani: Do ta provojmë pafajësinë e Metës me gjykim të zakonshëm
Pas përfundimit të seancës së dytë gjyqësore në themel për ish presidentin Ilir Meta në GJKKO, avokati mbrojtës i tij, Kujtim Cakrani tha se do të shkojnë me gjykim të zakonshëm deri sa të provohet pafajësia e zotit Meta.
“Gjykata vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar dhe ndarjen e çështjes. Tashmë çështja do të hidhet përsëri në short dhe presim që trupi gjykues i ardhshëm do të shqyrtojë çështjen në themel për zonjën Kryemadhi dhe zotin Meta,” shpjegoi avokati para mediave.
Sipas tij, mbrojtja do të vijojë me gjykim të zakonshëm me qëllim provimin e pafajësisë së klientëve të tyre. Ai pretendoi se gjatë seancës, prokurori nuk paraqiti asnjë provë që të implikonte Ilir Metën.
Ne do të paraqesim provat tona. Kemi shumë kërkesa për pavlefshmëri, papërdorshmëri, por edhe për marrjen e provave, jo vetëm ato me dëshmitarë që janë rreth 120,” u shpreh ai, duke shtuar se në gjykatë do të paraqiten edhe prova të reja, si raporte të vlerësimit financiar.
Në deklaratën për mediat pas përmbylljes së seancës, Lidhur me masën e sigurisë, Cakrani theksoi se do ta vijojnë betejën ligjore, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të gjykatës për të mos e zëvendësuar.
Lidhur me numrin e madh të dëshmitarëve, avokati sqaroi se ata janë persona të pyetur nga prokuroria gjatë fazës së hetimeve dhe tashmë pritet të dëshmojnë në seancë gjyqësore, ndërsa pala mbrojtëse do të thërrasë dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesë prova të reja.
Gjykata sot pasi dëgjoi prokurorin në mënyrë të përmbledhur përsa i përket bashkë të pandehurve, vendosi të pranojë gjykimin e shkurtuar dhe ndarjen e çështjes, duke u bazuar te neni 93, tashmë çështja do rihidhet përsëri në short, do shortohet dhe presim që trupi gjykues i ardhshëm do shqyrtojë çështjen në themel të zonjës Kryemadhi dhe zotit Meta.
Kështu që jemi në këtë moment procedural dhe presim tashmë që të vazhdojë me ritmin e zakonshëm ky proces, për të cilën ne do paraqesim provat tona, që kemi, fatmirësisht kemi shumë kërkesa, që do të thotë për pavlefshmëri, papërdorshmëri, por dhe padyshim marrjen e provave, jo vetëm ato me dëshmitarë që janë rreth 120 dëshmitarë, të paktën nga ana jonë dhe ë, provat e reja të cilët do t’i paraqesim në gjykatë, siç janë akti, raporti i vlerësimit financiar dhe shumë prova të tjera.
Padyshim që janë, i bashkon gjykimi i zakonshëm dhe ne, normale që do shkonim me gjykim të zakonshëm, sepse donim të provojmë pafajësinë. Edhe sot pati debat në sallë, ju besoj ishit aty në sallë dhe patë që prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte si zotin Meta, të paktën flas për zotin Meta që unë jam përfaqësues i tij ligjor dhe herë pas here ne kemi ndërprerë fjalën, se ju e kuptuat që zoti Meta nuk hynte në asnjë nga bisedat, qofshin telefonike, qofshin mesazhet, e-mailet, por dhe takimet dhe kështu që ne do vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata sot nuk na pranoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit, për zëvendësimin e masës për një masë tjetër ndaj zotit Meta.




