Çështja e detit në Hagë, Meçollari: Qeveria shqiptare po favorizon Greqinë!
Duke iu referuar marrëveshjes detare Shqipëri-Greqi të vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, Meçollari pretendon se qeveria greke aktuale e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis synon të zhbëjë disa dakordësi të arritura gjatë negociatave të vitit 2018 mes dy vendeve.
Sipas tij, dy janë pikat kryesore ku qeveria aktuale greke nuk pajtohet me dakordësitë e negociuara nga qeveria e atëhershme e Alexis Tsipras:
Vija e drejtë bazë e Shqipërisë – Meçollari thotë se gjatë negociatave të vitit 2018, pala greke kishte njohur vijën e drejtë bazë të Shqipërisë, duke i dhënë vendit një efekt prej rreth 40 km² në ndarjen detare. Ai thekson se kjo çështje nuk është trajtuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Njohja e Protokollit të Firences të vitit 1925 – Sipas Meçollarit, ndonëse ky protokoll nuk ishte ratifikuar nga Greqia, ai ishte përfshirë si dakordësi në draftin e marrëveshjes së vitit 2018.
Më tej, ai akuzon qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se, me dakordësinë për ta çuar çështjen në Hagë më 20 tetor 2020, po ndihmon qeverinë Mitsotakis në dëm të interesave të Shqipërisë.
Sipas tij, këtij qëllimi i shërben emërimi i Ferit Hoxhës, kryenegociatorit të marrëveshjes detare të vitit 2009, si Ministër i Jashtëm.
Reagimi i Meçollarit:
Deti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagës
Kjo gjykatë, pavarësisht emrit, përfaqëson ballancën e fuqisë globale. Shqipëria ka shkuar vetēm një herë në ketë gjykatë në vitin 1948 për çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit. Shqipëria u shpall fajtore, edhe pse nuk kishte faj.
Në vitin 2010 Shqipëria rrëzoi marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009 me një akt të brendshëm të Gjykatës Kushtuese.
Qeveria Greke me dakordësinë e Shqipërisë me vajtjen në Hagë synon të rrëzojë disa dakordësi të negociatave të vitit 2018.
Cilat janë dy dakordësitë që qeveria aktuale Micotaqis nuk është dakord me dakordësitë e negociatave të vitit 2018 të qeverisë Greke të Cipras?
1) Vija e drejtë bazë e Shqipërisë. Në negociatat e vitit 2018 Greqia ka njohur vijën e drejtë bazë të Shqipërisë me një efekt 40 km² për Shqipërinë. Kjo çështje nuk është trajtuar në Vendimin e Gjykatës Kushtetiese.
2) Njohja e Protokollit të Firences 1925. Ky protololl edhe pse nuk është ratifikuar nga Greqia në vitin 2018 u përfshi në draf tekstin marrëveshjes se dakordësuar.
Qeveria e Shqipërisë me dakordësinë e KM Rama të 20 tetorit 2020 po ndihmon qeverin Micotaqis në dëm të interesave të Shqipërisë. Dhe këtij qëllimi i shërben emërimi i Ferit Hoxhës, kryenegociatorit të marrëveshjes detare të vitit 2009, si Ministër i Jashtëm




