Partizani’/ Malltezi: Dëshmitarët e SPAK ‘goditen’ nga demenca! Asnjë s’e vuri në dyshim pronën e fisit ‘Begeja

Partizani’/ Malltezi: Dëshmitarët e SPAK ‘goditen’ nga demenca! Asnjë s’e vuri në dyshim pronën e fisit ‘Begeja

Në një prononcim për mediat pas seancës gjyqësore për çështjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se dëshmitarët e saj po shfaqin papritur probleme me kujtesën.

Sipas tij, bëhet fjalë për një strategji ku dëshmitarët kyç “goditen” nga amnezia dhe demenca për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa e gjithë çështja është një persekutim me motive të pastra politike.

Malltezi e cilësoi këtë si një farsë, duke shtuar se i njëjti person ka nënshkruar me dorën e tij një dokument, ku kallëzimin e tij e bazonte tërësisht tek kallëzimi penal i bërë nga kreu i atëhershëm i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Paradoksi, sipas Malltezit, qëndron në faktin se edhe vetë Balla, në një seancë të mëparshme, deklaroi se e kishte zënë amnezia dhe nuk mbante mend shkresat që kishte firmosur vite më parë.

Malltezi: Lidhur me seancën e sotme, është interesante se si të çohet që të gjithë dëshmitarët e preferuar të prokurorisë papritmas i ka zënë amneza ose demenca. Para dy javësh ju pat se Taulant Balla e kish zënë amneza. Nuk mbante mend se çfarë gjëje kish shkruajtur vetë para katër, katër pesë vitesh dhe thonte nuk i mbaj mend ose i kam vetëm nga mediat. Sot ishte një personazh tjetër, Isufaj, i cili nuk ishte paraqitur sepse kinse e ka zënë demenca. E bukura është që ai vetë, me dorën e tij, ka nënshkruar një dokument që e ka çuar në gjykatën e Tiranës ku e kam paditur për shpifje, i cili thotë, unë nuk di asnjë gjë, por unë e kam bazuar ato që kam thënë tek kallëzimi penal i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pra, urdhëroni se çfarë dëshmitarësh ka prokuroria. Seanca vijoi me dëshmitarët e radhës. Ishin të gjithë korrekt. Të gjithë, asnjëri nuk vinte në dyshim pronën e fisit Begeja. Ishte interesante të shikoja për herë të parë në jetën time zotin Xhani, i cili deklaroi me shumë korrektesë që nuk e kam ditur që kanë qenë pronarë, e kam marrë vesh më vonë që ishin pronarë. Interesante është që një nga avokatët që ne kemi ka qenë shef kabineti në vitet 2002, 2003, 2004 të ish-qeverisjes që ishte dhe i kujtoi zotit Xhani se si kish qenë me ish-ministrat socialistë tendencat që kanë qenë aso kohe për të marrë këtë zonë. Zoti Xhani pranoi që aty ajo zonë kishte pronarë dhe prona shkoi tek i zoti. Pranoi që pronarët duhej të kisha lidhur kontratë me pronarët, e kisha zhvilluar pronën krejt normal, por nuk e kisha atë mundësi. Pra ishte korrekt në të gjithë këto, nuk ishte ndonjë surprizë nga kjo anë. Surpriza ishte amneza dhe demenca e dëshmitarëve të prokurorisë.

Pyetje: Po a mund të jetë si rezultat i kësaj, si pasojë e kohës së gjatë që ka kaluar, zoti Malltezi?

Malltezi: Po, së pari, ka një shprehje që thotë, budallë, budallë po shanë nënën time, nuk shanë nënën e vet. Në rast se atë e ka zënë demenca, po mund të shante nënën e vet, jo timen, apo jo? Pastaj, kush na siguron neve që ky me demencë që e ka bërë këtë javë dhe nuk paska qenë para tre vitesh kur bëri kallëzimin e rremë, kur bëri deklaratën e rremë për të cilën është në gjyq për shpifje. Kështu që nuk vjen në në përjashtim, po qartazi, domethënë përderisa është dëshmitar i prokurorisë, mund të ketë qenë me demencë edhe para atyre viteve. Ose të paktën, në rast se duan ta marrin parasysh, marrim parasysh atë që ka bërë, deklaruar vetë dhe firmosur vetë në Gjykatën e Tiranës ku thotë, unë s’kam asnjë gjë timen, po unë jam bazuar tek deklaratat e Taulant Ballës. Dhe Taulant Balla vetë thotë, më ka marrë amnezë, nuk më kujtohet, i kam marrë nga mediat. Pra, gjithë gjyqi janë disa lolo të pushtetit që po vjedhin bashkë me pushtetin, po vjedhin paratë e AKSHI-t, po vjedhin paratë e inceneratorëve këto prokurorë këtu dhe përfundojnë me kësi dëshmitarësh, të cilët kanë demencë apo amnezë, që thonë, jo, nuk kam asnjë dokument, po e kam mësuar nga mediat.

Në Gjykatën e Strasburgut jemi në çështje, një nga kërkesat tona është që ky është një gjyq politik. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me ndjekje penale, kemi të bëjmë me persekutim politik. Turqia vetëm para një viti ka gjetur fajtore, gjethe njëherë, më falni, Gjykata e Strasburgut ka gjetur fajtore Turqinë në 2025-ën, vetëm për një shprehje të presidentit Erdogan që kur u bë grushti i shtetit tha, drejtuesit e asaj partie do të përgjigjen. Nuk i përmendi me emër, por për këtë fakt, në çështjen Selahattin Demirtaş kundër Turqisë, para një viti, Turqia është gjetur fajtore. Në rastin konkret, Edi Rama ka deklarata publike me zë dhe me figurë në Kongresin e PS-së dhe në Asamblenë e PS-së, ku i bën thirrje SPAK-ut, po delegjitimohet SPAK-u dhe gjithë reforma në drejtësi, përndiqni Sali Berishën. Kemi Taulant Ballën që vjen në seancë, në kuvend, në seancë të kuvendit, që thotë që nuk na tret dheu po e futëm në burg Saliun. Pra, qartazi kemi të bëjmë me motiv politik.

Share it :