Konferenca e Ramës dhe Gonzatos/ Një histori manipulimesh dhe propagande për integrimin e vendit

Konferenca e Ramës dhe Gonzatos/ Një histori manipulimesh dhe propagande për integrimin e vendit

Edi Rama dhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dolën para mediave sot në Ditën e Europës.

Duhej të ishte një konference e hapur dhe transparente për procesin e integrimit, por u shndërrua në një tentativë për të hedhur sa më shumë mjegull dhe propagandë.

Asnjëri prej tyre nuk ua tha hapur shqiptarëve se çfarë po ndodh me integrimin.
Edi Rama sulmoi opozitën, por ra në kurthin e mashtrimeve të tij kur tha se kapitujt e integrimit nuk do mbyllen në vitin 2027 kur kishte premtuar, por ndoshta do mbyllen andej nga viti 2028.

Gonzato nuk sulmoi opozitën si Rama, por prapë nuk u tha gazetarëve dhe shqiptarëve se çfarë po ndodh me raportin IBAR, një raport i ndërmjetëm i nevojshëm për nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave.
Mali i Zi e ka kaluar raportin IBAR që në mars, kurse për Shqipërinë çështja është shtyrë në kalendat greke.

Gonzato nuk tha pse po shtyhet ky raport, por i quajti spekulime qëndrimet për bllokimin e integrimit.
Nëse janë spekulime, pse nuk ka asnjë afat apo më keq, asnjë shans për miratimin e një raporti, i cili duhet theksuar se është raport i ndërmjetëm?

Aq më keq, Gonzato tha se rekomandimi i Komisionit Europian ka qenë pozitiv. Këtë e di çdokush.

Por janë shtetet anëtare, të paktën 9 prej tyre, të cilat e kanë bllokuar raportin.

Pse nuk e sqaroi Gonzato këtë gjë?

Pse vazhdoi edhe ai simfoninë e mashtrimeve të Ramës?

Nuk është opozita fajtore se qeveria po e fsheh se çfarë po ndodh me integrimin.

Opozita quhet fajtore vetëm në autokracitë elektorale.

Opozita dhe shqiptarët duan transparencë.

Sot ajo mungoi plotësisht.

Çfarë turpi pikërisht në Ditën e Europës!

Share it :