Berisha: PD do kërkojë hartë të re territoriale, plani i Ramës ishte antikombëtar për shpopullimin e Shqipërisë
Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale se Partia Demokratike do të kërkojë hartimin e një reforme të re territoriale, duke e cilësuar ndarjen aktuale administrative të bërë nga qeveria Rama si një “projekt antikombëtar” që, sipas tij, ka nxitur shpopullimin e vendit.
Kreu i PD tha se modeli aktual është “antiqytetar dhe elektoral”, ndërsa premtoi se çdo propozim i ri do të diskutohet me qytetarët në çdo qark të Shqipërisë
Elion Kaja: Përshëndetje lider historik, shpresa e vetme e shqiptarëve. Bravo për qëndresën tuaj dhe që në këtë moshë jeni vetë në krye të protestës. A do të kërkojë Partia Demokratike me çdo kusht e çdo çmim rikthimin e komunave?
Sali Berisha: Partia Demokratike do të kërkojë një hartë të re, Elion, e cila do të diskutohet në çdo qark dhe unë jam totalisht kundër sistemit që vendosi Edi Rama, kryekëput antiqytetar dhe elektoral.
Të lutem. Do më falni një minutë, t’ju lexoj një mesazh, një mesazh të qytetarit digjital për të mësuar.
Për të gjithë qytetarët që po e ndjekin këtë bisedë. Përshëndetje doktor, thotë.
Belgjika ka një popullsi 11.8 milionë banorë dhe ka 581 komuna. Më e vogla, më e vogla ka gjithsej 80 banorë. Dhe komuna më e madhe 550,000 banorë.
Sllovenia ka 2.1 milionë banorë, pra ka më pak se Shqipëria dhe ka 212 bashki. 212 bashki, ju lutem. Bashkia më e vogël ka 400 banorë dhe bashkia më e madhe ka 300,000 banorë.
Maqedonia e Veriut ka 1.8 milionë banorë dhe ka, pra, shumë më pak se Shqipëria, dhe ka 80 komuna. Komuna më e vogël ka 3,000 banorë dhe komuna më e madhe ka 500,000 banorë.
Mali i Zi ka 620,000 banorë dhe 25 bashki. Bashkia më e vogël, pra Mali i Zi po ta marrësh, katër herë më i vogël në numër, i takon të ketë të paktën me proporcion 100, në proporcion 100 bashki. Bashkia më e vogël është 2,000 banorë, bashkia më e madhe është 190,000 banorë.
Kroacia ka 3.8 milionë banorë dhe ka 428 komuna dhe 127 bashki. Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Europian, me 3.8 milionë banorë, ka 428 komuna dhe 127 bashki. Komuna më e vogël është 150 banorë dhe komuna më e madhe ka 780,000 banorë. Pas hyrjes në Bashkimin Europian ka shtuar numrin e komunave dhe të bashkive, sepse duhet t’u shërbehet, pushteti duhet të jetë afër qytetarëve.
Bosnja Hercegovina ka 3,2 milionë banorë dhe ka 143 bashki. Bashkia më e vogël është 150 banorë dhe bashkia më e madhe është 190,000 banorë. Polonia ka 38 milionë banorë dhe ka 2,477 bashki. Bashkia më e vogël ka 1,400 banorë, bashkia më e madhe e Polonisë ka 1.8 milionë banorë.
Luksemburgu, 680,000 banorë dhe ka 100 bashki. Bashkia më e vogël 500 banorë dhe bashkia më e madhe 135,000 banorë.
Spanja ka 48 milionë banorë dhe ka 8,131 bashki. Bashkia më e vogël në Spanjë është tre banorë, Ilande de Vacas, dhe bashkia më e madhe është 3.4 milionë banorë, Madridi.
Italia ka 58.6 milionë banorë dhe ka, dhe ka 7,696 komuna. Komuna më e madhe 2.8 milionë banorë, Roma, dhe komuna më e vogël Morterone me 30 banorë.
Francën po ua them meqenëse e di. Franca me rreth 60 milionë banorë ka 35,000 komuna dhe bashki.
Çfarë i bëri Edi Rama Shqipërisë? Dhe nga të gjitha këto vende që përmenda, Shqipëria ka, është më malore se secili nga këto vende, se ka 80% të territorit kodër dhe mal. Dhe Shqipëria ka infrastrukturën më të dobët se të gjitha këto vende.
Pra, ky ishte një plan, një projekt antikombëtar. Ky ishte një projekt i shpopullimit të Shqipërisë. Ishte një projekt në zbatim të platformës së Millosheviçit.
Sigurisht që ne do insistojmë me të gjithë fuqitë tona që projekti të jetë në interes parësor të qytetarëve.
Faleminderit!




